web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SlideMail, aplikacioni inteligjent për emaile

21 Mars 2015, 11:37, Tech CNA

Një aplikacioni i ri për email-e është prezantuar ditën e djeshme. I quajtur SlideMail është dizenjuar për të na ndihmuar në lidhje me zakonet e këqija të përdorimit të email-it. Ky program në mënyrë inteligjente organizon mesazhet tona dhe na njofton për takime të rëndësishme apo evente të tjera. Ndërsa aplikacione të tjera përqëndrohen në prezantimin e emailit prioritar, me SlideMail është pak më ndryshe.

Për të kuptuar se çfarë ka rëndësi për ju, ajo shikon aktivitetin tuaj të email-it, duke mësuar atë që ju lexoni, atë që fshini apo arkivoni, dhe pastaj përshtatet me këtë sjellje me kalimin e kohës.  Aplikacioni është gjithashtu në gjendje të identifikojë tipe të ndryshme emaile-sh, si për shembull gazetat ose emaile personale nga njerëzit që i njihni, e cila ndihmon në lidhje me kategorizimin.

 





Lajmet e fundit nga