web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Microsoft do të lançojë Windows 10 këtë verë

18 Mars 2015, 07:12, Tech CNA

Microsoft është duke planifikuar lançimin e sistemit operativ Windows 10 këtë verë. Ndërsa krijues i programit ende nuk ka përcaktuar një datë të saktë, shefi i Windows Terry Myerson ka deklaruar se  kompania po punon që lançimi të bëhet këtë verë. “Ne vazhdojmë të bëjmë përparim të madh dhe ju lajmërojmë sot se Windows 10 do të jetë në dispozicion këtë verë në 190 vende dhe 111 gjuhë”, tha Myerson. Microsoft do ta ofrojë Windows 10 si një përditësim falas për përdoruesit ekzistues të Windows 7 dhe Windows 8 për një vit, dhe se oferta do të fillojë këtë verë.

Si pjesë e planeve të Microsoft-it për përditësimet, krijuesi i programit është një partneritet me Lenovo dhe Tencent për të ofruar Windows 10 në Kinë. Lenovo do të ketë shërbimin Windows 10 të përmirësuar në 2500 qendrat e shërbimit dhe disa dyqane në Kinë. Tencent gjithashtu ofron një paketë ?upgrade? me një shumëllojshmëri aplikacionesh të njohura duke përfshirë edhe QQ. Të dy partneritetet janë lëvizje të qarta nga Microsoft për t?a vënë Windows-in në dispozicion në Kinë, dhe një mënyrë për të luftuar problemet e piraterisë së softuereve në rajon. Microsoft është madje duke ofruar përditësimin e saj të Windows 10 për klientët të cilët kanë kopje jo të vërteta të Windows. Ky është një ndryshim i madh në përpjekjet e mëparshme të Microsoft-it për të trajtuar piraterinë e softuereve në Kinë.





Lajmet e fundit nga