“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Në Maqedoni po vazhdojnë skenaret e përçarjes dhe copëtimit të votës shqiptare, sesa idetë për unifikim.
Së fundi skenës politike i janë shtuar edhe subjekte të reja politike, të cilat në mungesë të unitetit do të ndikojnë edhe më tepër në përçarjen e votës shqiptare dhe defokusimin e elektoratit shqiptar, që në një situatë e tillë gjithnjë kanë dominuar dhe përfituar dy forcat më të mëdha BDI dhe PDSH.
Formimi i partive politike është shëndrruar në një trend më të preferuar nga shumica e qytetarëve dhe grupacioneve të ndryshme, që synojnë ardhjen e tyre në pushtet, por edhe me përkushtimin e disa prej tyre për të ndryshuar gjendjen e shqiptarëve apo avancimin e pozitës së tyre.
Përkundër kësaj situate, pozicion më të favorshëm në skenën politike shqiptare kanë Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare(PDSH) dhe pas tyre radhitet Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), Lëvizja për Reforma në PDSH, Lëvizja ?Besa? dhe shumë parti tjera të vogla apo që funksionojnë gati vetëm me liderin dhe ndonjë bashkëpunëtorë të ngushtë.
Sondazhet e ndryshme të organizatave joqeveritare tregojnë një përqindje të lartë të qytetarëve që janë të papërcaktuar politikisht. Por me pluralizmin politik dhe gjendjen e rënduar të shqiptarëve dhe lodhjen e tyre nga subjektet aktuale, akoma nuk ka pasur ndonjë ofertë e ndonjë subjekti që ka ofruar shumicën e qytetarëve të papërcaktuar politikisht dhe që nuk votojnë në ditën e zgjedhjeve.
Kronologjia me mbi 16 parti
Gjatë periudhës së fillimeve të pluralizimit politik dhe deri tani në skenën politike shqiptare kanë funksionuar dhe funksionojnë rreth 16 parti politike. Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) e udhëhequr nga lideri i saj, Nevzat Halili, konsiderohet si bartëse e procesit të pluralizimit, ndërsa më vonë pasojnë edhe dy partitë tjera, Partia Demokratike Popullore (PDP) me kryetar Iljaz Halimi dhe më pas Partia për Prosperitet Demokratik e Shqiptarëve (PPDSH) me kryetar Arbër Xhaferi, e cila më vonë do të shëndrrojë emrin në PDSH-Partia Demokratike Shqiptare. Në këtë garë politike gjatë periudhës së viteve 94-98 kanë funksionuar edhe dy parti tjera shqiptare, të cilat janë më pak të njohura për elektoratin shqiptar, Partia Liberal-Demokrate Shqiptare e udhëhequr nga Hisen Ramadani,
Partia Republikane e Unitetit Popullor me në krye Nevaz Halilin dhe Partia e Aksionit Demokratik- Rruga Islame, në të cilën ishin tubuar kryesisht personalitetet të sferës fetare.
Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 1998 skenës politike iu bashkangjitën edhe parti të tjera politike: Alternativa Demokratike me udhëheqës Asllan Selmani, Partia për Bashkimin Demokratik Shqiptare me kryetar Besnik Telai dhe Partia Demokratike Kombëtare(PDK) me kryetar Kastriot Haxhirexha, e cila promovoi programin e saj politik për federalizmin e Maqedonisë.
Përveç këtyre subjekteve politike, në skenën politike në mënyrë ilegale kanë funksionuar me rrjetet e tyre edhe Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), Partia e Ballit Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit.
Më pas edhe Alternativa Kombëtare (AK), e Harun Aliut. Një pjesë e këtyre aktivistëve të partive politike kanë zhvilluar politikën e tyre në legalitet dhe ilegalitet dhe se janë ndjekur nga ana e strukturave shtetërore.
Demokracia e Re (DR) është një nga subjektet politike, fati i së cilës nuk dihet dhe që një pjesë e funksionarëve të saj duke u thirrur në këtë subjekt janë në koalicionim me BDI.
Në skenën politike janë të njohura edhe partitë që nuk janë aktive në skenën politike siç janë Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) me Bardhyl Mahmutin, Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) me Hysni Shaqiri. Por shumica e partive të vogla janë të çregjistruara, nuk janë aktive dhe se kanë ngelur minore, për shkak të mungesës së kushteve dhe ristrukturimit të tyre të vështirë. (INA)
Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar arrestimin e deputetit...
Flamur Noka, deputet i Partisë Demokratike, tha në një dekla...
Pas takimit të zhvilluar në zyrën e drejtorit të Policisë s...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe Avokati i Po...
Pas vizitës zyrtare në Bruksel, kreu i Partisë Demokratike k...
Rreth 3 mijë rrënjë të bimës narkotike Kanabis sativa janë a...
Policia e Elbasanit ka arrestuar sot shtetasin Rifat Abdulla...
Nëse rrethanat janë ato të duhurat, udhëheqësi i gabuar mund...
Një burrë nga Ohajo i liruar vitin e kaluar pasi kaloi 39 vj...
Anija e peshkimit “San Francesko” e cila po gjuante peshk në...
I pranishëm në tryezën e organizuar për shërbimet dixhitale,...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka përcaktuar masën e arrestit me...
Aktori i njohur i humorit në Shqipëri, Julian Deda ka postua...
Duke qenë se radha është kilometrike në Qëndrën Kombëtare të...
Kim Jong Un pritet të marrë pjesë në festimet e përvjetorit ...
Një anije ka dhënë alarmin SOS 20 milje larg bregdetit të Du...
Nuk është sekret se Obama dhe Netanyahu nuk shkojnë mirë me ...
Eksporti i frutave dhe perimeve shënoi një revolucion gjatë ...
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, gjatë vizitës së punë...
Për një periudhë 1-vjeçare, mbi 40 mijë fermerë janë futur n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...