web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mimi Kodheli: Nuk kandidoj për Tiranën

17 Mars 2015, 11:29, Aktualitet CNA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka thënë se nuk do të jetë ajo femra kandidate e të majtëve për Bashkinë e Tiranës.

Këtë deklaratë Kodheli e ka bërë në një takim me gazetarët e web-eve në ambjentet e ministrisë.

Kodheli ka shuar kështu kuriozitetin e gazetarëve rreth kandidimit të mundshëm të saj përfolur në rrethe të ngushta. Mimi Kodheli ishte emri me i lakuar për kandidimin për Tiranën  pasi kryeministri Edi Rama tha se kandidatja  mund të ishte një femër.

Kodheli më tej ka thënë se nuk u rikthehet punëve nga të cilat ka dhënë dorëheqjen, duke iu referuar eksperiencës së saj si nënkryetare e Bashkisë kur ajo drejtohej nga Rama.





Lajmet e fundit nga