web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ARRSH: Qarkullimi i mjeteve me vështirësi,shkak rrëshqitjet në disa akse

17 Mars 2015, 11:06, Aktualitet CNA

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të martën se, qarkullimi i mjeteve në disa prej akseve rrugore në vend paraqet vështirësi për shkak të rrëshqitjeve në trupin e rrugës si rezultat i reshjeve të shiut. ARRSH dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor apelojnë qytetarët të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të respektojnë sinjalistikën.

Konkretisht, në qarkun e Elbasanit, aksi Elbasan ? Gjinar vazhdon të jetë i kalueshëm me vështirësi, sipas variantit të ri të rrugës. Në këtë aks nuk lejohet kalimi i autobusëve. Sipas ARRSH-së, problematike vazhdon të jetë situata e shkarjes së ndodhur në autostradën Kalimash-Kukës, e cila ka avancuar edhe më tej. Problematike, bën të ditur ARRSH-ja, është edhe situata e shkarjes së ndodhur në aksin Krumë-Qafë Prush.





Lajmet e fundit nga