Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Pak orë pas daljes nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku dha dëshminë e radhës për llogari të hetimeve që po kryhen , deputeti Tom Doshi publikoi në rrjetin social Facebook një kërkesë drejtuar grupit të prokurorëve që po hetojnë akuzat e ngritura prej tij.
Doshi i drejtohet prokurorit Adnan Xholi, të cilit i kërkon të administrohen zyrtarisht si prova pamjet filmike, sipas tij, të udhëtimit të Spartak Brahos dhe Nard Kokës drejt Hanoverit në Gjermani, ku janë takuar me Fatjon Skënderin.
?Jam informuar nga burime të sigurta se z. Spartak Braho, Kryetar i Komisionit të Sigurisë së Kuvendit dhe shtetasi Nard Koka kanë udhëtuar në datën 6 Mars për në Hanover të Gjermanisë, për të takuar Fatjon Skenderin, sekserin e krimit ndaj dy deputetëve të Kuvendit, me qëllime të qarta për të fshehur të vërtetën dhe shtrembëruar drejtësinë. Këta persona janë pritur në aeroportin e Hanoverit, mes orës 4 dhe 5 pasdite, nga vëllai (Landi) i Fatjon Skënderit, kanë hipur në makinë së bashku dhe janë larguar për në takim me Fatjon Skënderin?, shkruan Doshi.
?Kërkoj të administrohen zyrtarisht si prova për hetimin filmimet e aeroportit të Hanoverit, të cilat mund të merren zyrtarisht prej autoriteteve të shtetit gjerman. Këto filmime do të provojnë dhe njëherë përpjekjet e njerëzve të Ilir Metës për fshehjen dhe manipulimin e të vërtetës. Kam bindjen e plotë se segmentet e shtetit janë përpjekur dhe vazhdojnë të përpiqen për të fshehur të vërtetën dhe shtrembëruar drejtësinë. Nuk janë pa vlerë dhe provat e bëra publike se, Fatjon Skënderi ka hyrë dy herë në kufirin shqiptar në pikën kufitare të Kakavijës në kohën kur ishte i kërkuar nga policia për akuza kriminale të rënda?, shkruan më tej deputeti.
Në fund, Doshi mbyll thirrjen drejtuar prokurorëve me përsëritjen e kërkesës së tij për pjesëmarrjen e hetuesve ndërkombëtarë në këto hetime.
Në një postim tjetër në Facebook, deputeti Tom Doshi ka theksuar se është ?çmenduri e vërtetë të planifikosh të vrasësh me gjakftohtësi dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë?.
?Është çmenduri të harxhosh 500,000 euro nga taksat e vjedhura të popullit për të vrarë dy deputetë dhe pastaj të harxhosh miliona euro për të fshehur të vërtetën e hidhur?, shkruan Doshi, i cili më pas shtron disa pyetje.
?Pse nuk pranon Ilir Meta të përfshijmë hetues të huaj për akuzat që i janë bërë atij, nëse është për hetim transparent dhe të paanshëm?
Përse e mohon Ilir Meta njohjen me Fatjon Skënderajn, kur mua të paktën më ka pranuar se ka qenë një herë për darkë në lokalin VIVA, në prani të Nard Kokës?
Pse e mohon Ilir Meta takimin me Mark Frrokun në zyrën e tij në Kuvend dhe ofertën që i ka bërë atij për fshehje të vërtetës?
Pse e dërgoi Ilir Meta mikun e tij të ngushtë Spartak Brahon në Gjermani në datën 6 Mars 2015, për të takuar Fatjon Skënderajn?
A i kanë dhënë ata Fatjon Skënderaj garanci për mospenalizim, në rast se do fshehte të vërtetën??
Tom Doshi thekson se Ilir Meta ka marrë peng Partinë Socialiste e mazhorancën dhe premton se do i përkushtohet zbardhjes së kësaj çështjeje deri në fund, ?pavarësisht sa kohë do të kërkojë?
Disa ekspertë mjeko-ligjorë në Spanjë kanë zbuluar një varr ...
Një person është marrë peng rreth orës 20:00 mbrëmjen e sotm...
Rrjeti social popullor Facebook, së fundmi ka përditësuar rr...
Policia e Burrelit ka arrestuar pesë persona pasi gjatë kont...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar lidhur me pr...
Fanset e tyre kanë kohë që mezi e presin një këngë mes tyre....
Zyra e Regjistrimit të Pasurisë ka marrë 18 masa disiplinor...
Magyar Telecom që është pronare e Telekomit të Maqedonisë si...
Tre televizionet informative, Ora News, News 24 dhe ABC New...
Me urdhër të prokurorisë, Policia ka arrestuar dy mjeke të s...
Deputeti Tom Doshi, ka deklaruar me anë të një postimi në Fa...
Ky është Trevor McKendrick. Ai është ateist. Por që prej shk...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg ‘ për...
Tre gjykatës në Britaninë e Madhe janë shkarkuar për shkak s...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arr...
Nga Artan Fuga(Ashtu sikurse janë dhe siç i koncepton projek...
Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP, Shkëlqim Ganaj, u takua s...
Ambasadori Lu u takua sot me Kryeinspektorin e Inspektoratit...
Policia e Shtetit ka informuar publikun me anë të një dekla...
Përmes një deklarate për shtyp, Policia e Shtetit jep detaje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...