web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prishtinë/BB premton mbështetje për projektet zhvillimore

13 Mars 2015, 09:54, Kosova & Bota CNA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti zëvendëspresidenten rajonale të Bankës Botërore (BB), Laura Tuck, e shoqëruar nga drejtoresha rajonale e BB-së, Ellen Goldstein, dhe menaxheri i BB-së për Kosovë, Jan-Peter Olters.
Sipas njoftimit për mediat, gjatë takimit ata biseduan për bashkëpunimin dhe mbështetjen e mëtejshme të Kosovës nga Banka Botërore.

Kryeministri Mustafa e njoftoi zëvendëspresidenten Tuck për progresin në Kosovë si dhe prioritetet e Programit të Qeverisë. Zëvendëspresidentja Rajonale e Bankës Botërore, Laura Tuck, vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore, duke konfirmuar përkrahjen e mëtejshme për projektet zhvillimore në Kosovë.





Lajmet e fundit nga