web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvend/ Denada Prifti zgjidhet anëtare e Këshillit Mbikëqyrës në BSH

26 Shkurt 2015, 19:21, Aktualitet CNA

Ditën e sotme, në votimin projektligjin ?Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura? morën pjesë 108 deputetë, ndërsa kuvendi miratoi me 74 vota pro, 34 kundër dhe asnjë abstenim , që synon krijimin e një shërbimi policor profesional në ushtri, i bazuar në meritë dhe integritet moral. Kuvendi miratoi gjithashtu me 76 vota pro, 30 kundër dhe 1 abstenim Denada Priftin në postin e anëtares së Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Në seancën e sotme deputetët miratuan dhe disa ndryshime në ligjin ?Për vlerësimin e ndikimit në mjedis?, si dhe ratifikimin e marrëveshjes me Islandën për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimin mbi të ardhurat, u miratua me 107 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Gjithashtu, deputetët miratuan sot  me 75 pro, 31 kundër dhe 1 abstenim dhe projektvendimin për një shtesë në organikën e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), që do të ndikojë në mirëfunksionimin e kësaj strukture





Lajmet e fundit nga