Minisitri Tahiri në Samitin kundër terrorizmit në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur Samiti ndërminis...
Nga Artan Fuga
Në këtë marrëdhënie të tensionuar të ditëve të fundit ku Unioni i Gazetarëve i “heq veshin” gazetarit Cim Peka se ka shkelur etikën duke pasur tone e përmbajtje të lartë emocionale në emisionin “Opinion”:
Unë personalisht jam absolutisht me Cim Pekën dhe absolutisht kundër Unionit të Gazetarëve.
– Sepse nuk e di nëse ky Union ekziston realisht dhe është i angazhuar edhe për qindra probleme të tjera të rënda dhe të trishtuara që kanë gazetarët, sidomos gazetarët e rinj. Pse me Cim Pekën e gjetën të afirmohen në publik ? Nuk më pëlqejnë sjelljet selektive sepse cënojnë barazinë e trajtimit të gjithçkaje e të gjithëve që është vlera e parë e iluministëve duke përfshirë edhe Volterin që e citon jo profesionalisht Unioni.
– Sepse do të doja një reagim nga Unioni kundër ndonjë politikani, shtetari, bosi të medias, që fyen dhe torturon profesionalisht dhe moralisht gazetarët, apo kundër ndonjë gazetari apo medieje që poshtëron një qytetar, shpif ndaj tij, e nëpërkëmb, por nuk prisja prej tij një arbitrazh mes dy gazetarësh a analistësh në një emision televiziv ku përderisa nuk ankohet drejtuesi i emisionit, s’ka përse i dalin zot të tjerët, sepse fyejnë edhe emisionin vetë dhe drejtuesin e tij.
– Une e shoh me ndërprerje, pjesë – pjesë ose edhe fare rrallë emisionin “Opinion”, pa e gjykuar as mirë as keq atë, thjesht jam indiferent në angazhimet e mia mbrëmësore ku më pëlqen më shumë të dëgjoj muzikë operistike, dhe shoh shumë pak televizor që zakonisht e mbaj mbyllur në frigorifer, por mesa kam venë re atje ka debate shumë të nxehta. Eshtë nje zgjedhje e bërë nga emisioni, si një ring. Madje është edhe një zgjedhje e bërë edhe nga analistët që shkojnë atje duke qënë të informuar se po shkojnë në ring për të bërë spektakël duke i dhënë grushte njeri tjetrit. Dhe në një ring nuk ka kuptim t’i thuash tjetrit përse më gjuajte me grusht, sikundër mund t’i thuash dikujt se përse më shtyn në autobuz!
– Sepse në tekstin e Unionit të Gazetarëve edhe citati i Volterit nuk ishte vendosur në thonjëza, pra nuk ishte raportuar në mënyrë profesionale, aq më shumë në ishte dhënë në mënyrë të deformuar, dhe kjo nuk tregon nivel profesional. E kanë bërë shpejt e shpejt tekstin sikurse më kujtohet kur të vegjël nxitoheshim të bënim topa dëbore për t’i gjuajtur njeri tjetrit.
– Sepse Cim Peka është një gazetar opozitar dhe në çdo rast dhe me cdo qeveri, pavarësisht ngjyrave politike, Unioni i Gazetarëve duhet të ketë kujdes dhe t’i mbrojë e jo t’i sulmojë këta gazetarë sepse kjo është detyra e tij. Përpara sesa t’i kritikojë, mund ta nisë kritikën me mbrojtësit e pushtetit sepse atëhere tregon dinjitet dhe qytetari. Përndryshe duket si servil, edhe në mos qoftë, ose bën një shërbim zelli, që nuk do të doja ta shihja te Unioni duke pasur një përshtypje krejt tjetër për drejtuesit e tij.
– Sepse Unioni ka bërë spektakël duke e publikuar qendrimin në media, spektakël i pastër, kurse mund t’a kishte këshilluar Cim Pekën me një letër personale, me një bisedë miqësore, etj., çka është një marrëdhënie e vërtetë profesionale. Si mund të ndodhesh brenda një institucioni, një fakulteti, një gilde, një familjeje, një rrjeti dhe kritikat brenda rrjetit t’i publikosh jashtë tij. Janë simptoma simbolike “vetvrasjeje”. Eshtë njësoj sikur unë kritikat ndaj Akademisë të Shkencave, që i formuloj brenda saj prej vitesh, të nis, pa shterruar mundësitë institucionale, të nis t’i nxjerr nëpër gazeta. Më ngjan pak me letrën e hapur që një “mik” i dërgon një “miku” tjetër duke botuar në gazetë. Vetëm qendrim miqësor, si baza e parë e marrëdhënieve mes gazetarëve, ky qendrim nuk mund të jetë. Prandaj gjykoj se Unioni i Gazetarëve ka shkelur rëndë deontologjinë e profesionit. Por, na duhet tani një Union i Unioneve të gazetarëve për t’i hequr veshin Unionit të gazetarëve!!!
Mos abuzojmë me emra agjencish për t’i dhënë kredibilitet një qendrimi që nuk pikën e moralit profesional.
Duke thënë këto, unë sigurisht nuk kam asgjë kundër Unionit të Gazetarëve, sikundër kundër cdo Unioni tjetër, as kundër drejtuesit të tij që e vlerësoj me sqimë personale si një pendë që shkruan me kulturë dhe ka stil të thantë kur dëshëron ta ketë atë, një nga gazetarët më me kulturë në Shqipëri, sipas meje,e vlerësoj pra fort, sikundër nga larg, pa e njohur fare personalisht më pëlqen gazetaria e formës të butë dhe të shtruar, por e vendosur, dhe me logjikë mbërthyese e Cim Pekës
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur Samiti ndërminis...
Greqia i kërkoi eurozonës të shtyjë afatin e asaj që ajo e q...
Banka e Shqipërisë dhe Avokatura e Shtetit kanë paraqitur pa...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) nis ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) nis ...
Nga foltorja e Kuvendit, Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Arbe...
Policia e qytetit të Korçës ka bërë me dije arrestimin e një...
Në ambjentet e jashtme të Parlamentit po zhvillohet një p...
Është ndaluar ditën e sotme aksioni nga Inspektorati Kombëta...
Ujëvara e Niagarës (që ndodhet mes Kanadasë dhe Amerikës), d...
Gjatë protestës së organizuar sot para Paralemenit nga ish t...
Pavarësisht hipotezave të shumta dhe akuzave që u ngritën mu...
Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimet e saj për gjykimin e shk...
Imagjinoni sikur t’ju jetë ndërprerë energjia tek shtëpia. N...
Kryeministri Edi Rama ishte dje në një udhëtim disa orësh në...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur para pak minutash në...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e so...
Admir Tafili, i arrestuari deklaron se informacionet për lid...
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Sektorin e Antitrafikut k...
‘Askush nuk po i bën nder Visarit’, kështu është shprehur Ba...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...