web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Testimi i mjekëve/ Vasili: Qeveria të tërhiqet nga kjo iniciativë

18 Shkurt 2015, 11:54, Aktualitet CNA

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, njëherësh ish- ministër i Shëndetësisë, Petrit Vasili e ka quajtur poshtërim testimin e mjekëve dhe infermierëve, duke këshilluar qeverinë dhe veçanërisht ministrin Beqaj, të tërhiqen nga kjo iniciativë.

?E kam shprehur edhe më herët se testimi është i paligjshëm, trondit atë që quhet çështje e legjitimitetit, nuk duhen ndërmarrë veprime që cenojnë ligjet. Nga pikëpamja profesionale procesi ka rënë edhe me bërjen publike të testit, njerëzit që i kanë përpiluar nuk merren me mjekësinë, nuk kanë lidhje me profesionistët. Pyetjet kanë dozë humori dhe ju mund ti gjenit përgjigjet e tyre. Zgjidha e vetme por edhe inteligjente do ishte një tërheqje e menjëhershme. Testi është i paligjshëm, tërheqja nga ai është kthim në normalitet. Testimi është poshtërim profesional, përveçse i demotivon? u shpeh Vasili.

Më tej ai sqaroi se i ka konsumuar të gjitha rrugët institucionale për të shprehur kundërshtinë e tij në lidhje me këtë nismë.





Lajmet e fundit nga