Skana gozhdon Gjonin: Deputeti part time që i qan zemra për Mirditën, po deformon realitetin
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, i është për...
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, i është për...
Qeveria greke me sa duket beson se ende ka kohë për pokerin e saj në grindjen për borxhet. Në të vërtetë shifrat flasin shumë qartë: Që nga marsi Greqisë i mbarojnë paratë.
Do të ndërrojë kurs Alexis Tsipras? Kryeministri grek në samitin e fundit (12 shkurt) në Bruksel
Greqia ka nënvizuar gatishmërinë e saj për një ujdi në grindjen e borxheve me partnerët europianë. Vendi do të bëjë gjithçka është e mundur për të arritur tek një marrëveshje ditën e mërkurë, tha zëdhënësi i qeverisë, për televizionin grek Skai të premten. “Po qe se të hënën nuk kemi asnjë marrëveshje, mendojmë se ende kemi kohë, kështu që nuk do të ketë asnjë problem”. Të hënën ministrat e Financave të eurozonës takohen sërish për të negociuar ndihmat për Greqinë. Por duhet thënë se nuk kaq shumë kohë sa beson zëdhënësi i qeverisë në Athinë. Programit aktual të ndihmës i mbaron afati më 28 shkurt. Nëse Athina nuk bën një kërkesë të re për zgjatjen e tij deri në verë, ky vend nga 1 marsi ndodhet pa ombrellën financiare të shpëtimit. Në të njëjtën kohë Athina deri në verë duhet të gjejë një shumë dyshifrore miliardash për të shlyer kreditë. Pa para shtesë kjo është e pamundur.
Rrjedhje e kapitalit
Deri më tani qeveria e koalicionit të partisë së Majtë me populistët e djathtë e refuzon zgjatjen e programit aktual të kredive. Ajo kërkon si edhe më parë një program të ndërmjetëm financimi për muajt e ardhshëm, fundin e mbikqyrjes nga trojka dhe një falje të borxheve, – që sigurisht Gjermania nuk duhet ta cilësojë si falje borxhesh. Rezultatet e zhvilluara deri më tani të europianëve me qeverinë e re në Greqi i bëjnë më të pasigurtë qytetarët grekë që po tërheqin me shumicë paratë nga bankat greke. Sipas ekspertëve çdo javë tërhiqen deri në 5 miliardë euro nga bankat greke. Kjo gjendje e rrit pa masë trysninë ndaj bankave greke që nuk mund të garantojnë më likuiditetin e nevojshëm për Bankën Qendrore Europiane. Pasi një pjesë e madhe e garancive të bankave greke përbëhet nga obligacione greke pa ndonjë bonitet të lartë si edhe nga obligacione shtetërore, të cilat BQE nuk i pranon më nga java që përfundoi.
Në vend të kësaj bankat greke e sigurojnë likuiditetin përmes kredive të emergjencës (Emergency Liquidity Assistance). BQE i miratoi këto kredi prej 50-60 miliardë në një konferencë telefonike. Nëse gjendja vazhdon kështu falimentimi i Greqisë bëhet realitet që në mars, koha kur duhet kthyer një kredi e FMN-së prej 1,4 miliardë euro, në qershor Greqisë i duhet të kthejë 1,4 miliardë borxhe të vjetra, gjithsej në vitin në vazhdim Athina duhet të kthejë 22,5 miliardë euro.
Ndihmat që mungojnë
Kjo është dilema e qeverisë së Athinës. Barra e borxheve është kaq e lartë, saqë pjesa më e madhe e kredive të ndihmës nuk mbërrin tek qytetari, por përdoret për shlyerjen dhe normat e interesit të borxheve të dikurshme. Deri më tani Greqia është ndihmuar nga vendet e BE-së dhe FMN me rreth 229 miliardë ndihma në kredi. Nga këto për shtetin grek janë shpenzuar 229 miliardë euro, pra për policinë, pensionet, mësuesit, etj. Më shumë se 40 miliardë euro janë përdorur për të paguar vetëm normat e interesit. Për të kthyer kreditë që u mbaron afati, Athina duhet të ketë 80 miliardë euro. Nëse këtyre u shtohen pagesa të prapambetura ndaj FMN-së në vlerë 9 miliardë euro, atëherë bëhet e qartë se rreth 132 miliardë euro kanë rrjedhur vetëm për borxhet. Më shumë se gjysma e ndihmave për Greqinë.
Deri më tani tregjet e kapitalit nuk kanë reaguar shumë ndaj ashpërsimit të krizës së borxheve, sepse ndoshta shumica e investitorëve parashikojnë që në fund të fundit do të gjendet një kompromis, si në krizat e mëparshme.
Shokim afatshkurtër
Në një analizë të bankës gjermane “Commerzbank” thuhet se nëse Greqia rikthehet tek dhrahmia, kjo do t’i trondiste vetëm për pak kohë tregjet financiare. “Obligacionet federale dhjetëvjeçare do të humbisnin shumë nga vlera e tyre. Nga ana tjetër do të rriteshin përqindjet e rrezikut për obligacionet italiane dhe spanjolle deri në 200 pikë, sepse premtimi i përjeteshëm i eurozonës se asnjë vend nuk do të dalë nga unioni nuk do të besohej më dhe disa investitorë do t’i trembeshin përsëritjes së skenarit grek.”
Por ekonomistët e Commerzbank nuk i tremben më një destabilizimi të sistemit bankar europian. “Bankat e huaja i kanë reduktuar pretendimet ndaj Greqisë që nga koha krizës së vitit 2011 në mënyrë masive, nga 300 miliardë në rreth 50 miliardë dollarë. Një pjesë e madhe është siguruar nga garancitë e huaja. Humbjet e mundshme për sistemin bankat parashikohet të jenë përballueshme.”
Nga Artan FUGANga shtypi mora vesh për deklaratën e zotit Lu...
Bademi zë një nga vendet më të shquara në industrinë kozmeti...
Në Korçë u çel sot Qendra Komunitare Ndërkulturore, një hapë...
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri, ...
Sërish probleme me drejtësinë për Arkimed Lushën, i njohur n...
Ish kryeminsitri Sali Berisha ka sulmuar ashper Ministren e ...
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë së bashku me ministrin e Ene...
Policia e Elbasanit ka arrestuar sot ne flarance shtetasin D...
Kur duam të blejmë një telefon inteligjent, shikojmë nëse ka...
Sipas një studimi, konsumimi i më shumë se një gote të madhe...
Majori i ushtrisë shqiptare që u rrëzua në Spanjë me një hel...
Krijuesi i njohur për aksesorë Spigen ka zbuluar katër koper...
Menjëherë pas publikimit të fitimeve rekorde, drejtori ekzek...
Kryeministri Edi Rama vazhdon viziten e tij dy ditore ne Kor...
Zv/ministri i Arsimit Arbian Mazniku, u shpreh sot se, “Pro...
Takimi i ministrit grek të Financave Varoufakis me shefin e ...
Kompania Lexus sot ka publikuar fotografitë zyrtare të vetur...
Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Ele...
Të rejat e Facebook-ut. Rregullimet e rifreskuara të privatë...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...