web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konfindustria: Keqorganizimi i tregt të karburanteve, humbje të mëdha për konsumatorët dhe shtetin

27 Janar 2015, 13:46, Aktualitet CNA

Konfindustria deklaron se keqorganizimi i tregut të karburanteve në vend shkakton humbje të mëdha jo vetëm për konsumatorët qytetarë dhe biznese, por edhe drejtpërdrejtë për vetë buxhetin e shtetit.

Administratori i përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku thotë se mbështetur në të dhënat e Qendrës së Studimeve të Konfindustrisë vlerësohet, se janë mbi 140 milionë dollarë humbje në vit për buxhetin e shtetit vetëm nga tregtimi i karburanteve me cilësi jashtë standardit e karburanteve.

Sipas Konfindustria cilësia jashtë standardit e karburanteve vjen nga shtesat në masë të madhe të lëndëve përziërse të dëmshme.

?Konsumatorët fundorë qytetarë dhe biznese paguajnë për lëndet shtesë të dëmshme të njëjtën shumë sikurse për karburantet e pastërta përfshirë dhe të njëjtat detyrime fiskale, që shkojnë deri në 60% të çmimeve mesatare të tashme të tregut. Duke patur parasysh, se tregu i karburanteve në vend ka një qarkullim vjetor prej mbi 1 miliard euro, buxheti i shtetit pëson humbje të mëdha financiare nga kontrabandimi i lëndëve përzierëse të ndaluara. Në mënyre paradoksale dhe krejtësisht të papranueshme paaftësia e vetë institucioneve shtetërore për të kontrolluar cilësinë e karburanteve në treg i shkakton buxhetit të shtetit evazion fiskal në shuma të mëdha?, thuhet në qëndrimin e Konfindustrisë.

Në vijim vlerësohet se dëmi që i shkaktohet qytetarëve, bizneseve, buxhetit të shtetit dhe ekonomisë kombëtare në tërësi është mjaft më i madh, nëse vlerësohen edhe kostot shtesë nga abuzimet e pikave të tregtimit me volumet e shitura si edhe dëmet në makineri, teknologji, mjedis dhe shëndetin e qytetarëve nga cilësia e dobët e karburanteve, që qarkullojnë në tregun shqiptar.





Lajmet e fundit nga