web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Samaras pranon humbjen: Populli foli, Demokracia e re do të luajë rol për stabilitetin

25 Janar 2015, 20:58, Aktualitet CNA

?Populli grek foli dhe ne duhet të respektojmë vendimin e tij?. Kështu e ka nisur fjalimin në television, kryeministri në largim, Antonis Samaras I cili ka pranuar humbjen e partisë së tij në zgjedhjes e 25 janarit.

?Ne ishim të detyruar të ndërmerrnin hapa të vështirë. Kemi bërë gabime, mirëpo shmangëm më të keqen. Mbi të gjitha unë po lë një Greqi, anëtare të BE-së dhe eurozonës. Po I them të vërtetën popullit grek deri në fund.
Rezultati nuk është I mirë për ne, por tregon se Demokracia e re qëndron në këmbë pavarësisht masave të vështira që zbatuam. Demokracia e re, si duket, ka humbur vetëm 2 për qind të votave që prej zgjedhjeve të 2012 dhe do të luajë një rol tepër të rëndësishëm si garantuese e stabilitetit dhe reformave që vendi ka nevojë të çojë përpara. Unë ju garantoj se do ta luaj atë rol deri në fund?, tha Samaras.





19:30 Aktualitet

Leman Ypi

Nga Edison YPILemani ishte një aristokrate e kultivuar, inte...

Lajmet e fundit nga