web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nje fitore historike, nje hap larg humneres historike

25 Janar 2015, 20:35, Aktualitet CNA

panajot barka
Nga Panajot Barka

Zgjedhjet historike në Greqi përfunduan me fitorën e SYRIZA-s. Por perse ato ishin historike?! Në aspektin ndërkombëtar shumëkush mund të kërkojë anën historike të këtyre zgjedhjeve në retorikën në lidhje me raportët e Greqisë me BE-në dhe Euro-n. Në aspektin e brendshëm me faktin se për herë të parë pushteti qeverisës i kalon së majtës së konsideruar radikale. Po ashtu mund të konsiderohen historike edhe për faktin se Greqia përjeton një krizë të rendë dhe zgjedhjet u duk sikur po ndërprisnin një rrugë që po e nxirrte Greqinë nga recesioni.
Një analizë më e thellë dhe më e ftohtë provon se ana historike e zgjedhjeve në Greqi ngrihet mbi këtë diskurs. Thelbi i tyre paraelektoral u fiksua tek disa parametra më fontamentale për një shoqëri vërtet demokratike: Së pari. u evidentua dinjiteti i individit dhe i shumicës së popullit grek që frymëzohej nga shpresa dhe vullneti për të lenë prapa zhgënjimin. Së dyti, imponimi i votës nëpërmjet frikës së paraqitur si shkatërrim i endrrës evropiane dhe si çvlerësim i sakrificave popullore për të dalë nga kriza nëpërmjet recetave evropiane. (por pa angazhimin e duhur të brendshëm) Së treti, u edidentua vota e protestës shumëplaneshe ku tërheq vemendjen vota për Agimin e Artë. (Vota e protestës në një fushë tjetër të rendësishëm ishte vota për të mos lëjuar formimin e qeverisë njëpartiake.)
Zgjedhjet në Greqi provuan edhe një herë pjekurinë demokratike të popullit grek. Ai provoi se njeh thellë se rruga për të ndryshuar gjerat në vend nuk janë protestat, reaksioni popullor dhe destruktiviteti, por ndryshimi i kursit politik nëprëmjet zgjedhjeve demokratike.
Në këtë kuptim ana historike e tyre lidhet pikërisht me këtë linjë. Populli grek me votën e tij dhe brenda pothuaj dy viteve po ndryshon skenën politike në vend. Pas goditjës që i dha bipartizmit në zgjedhjet e 2012, me zgjedhjet e 2015, vota popullore nxorri jashtë loje edhe partinë tjetër të madhe që sundoi për dekada skenën politike greke. Në fillim PASOK-u dhe tani Demokracia e RE humbën rolin e primatit në politikën greke. Bashkëqeverisja e tyre e shkurtër provoi se për zgjedhësin grek nuk ishte një risi historike bashkëpunimi i dy armiqve politikë për vdekje në emër të interesave të Greqisë, por një përpjekje e dështuar për të mbijetuar kundër vullnetit popullor, pra për të shpetuar vetën.
Zgjedhjet në Greqi, provuan se klasa politike greke ishte venë me shpatulla prej muri nga vullneti politik popullor, dhe se ky vullnet politik nuk shprehej nga skema tradicionale politike, por nga vullneti i intelektualeve grekë.
Zgjedhjet në Greqi shprehnin vullnetin e vet Greqisë për t?i dhenë fund shtetit klientelist, në të cilin, në këmbim të votës për partinë shteti gërrihej, varfërohej e zhytej në borxhe. Dhe ky këmbim konvertohej në pasuri të skajshëm për një përqindje shumë të vogël dhe mbijetesë abuzive për një pjesë tjetër të popullit grek. Por që të dy drejtimet së bashku varfëronin shtetin dhe prodhoinin grekë që fitonin ose mbijetonin pa të drejtë e pa hak. Këto zgjedhje shprehnin gjthashtu vullnetin për t?u dhenë fund interesave okulte të partive politike me grupe oligarkesh që përfitonin nga evazioni fiskal, korrupsioni dhe abuzimi masiv.
Mishërimi i këtij vullneti u bë partia e një 41 vjeçari. SYRIZA e Aleks Tsiprës. Ideologjia e saj e majtë nuk është monolite, por përfshin një spekter shumë të gjerë fryme të majtë. Eshtë fjala për atë frymë që është shquar në Greqi për ndryshime të thella social politike, sidomos këto 70 vitet e fundit dhe në fund të fundit e shndërruan Greqinë në një shtet modern. Po ashtu kjo forcë politike nuk mbështet vitalitetin e saj demokratik vetëm tek realiteti i vet. Vitaliteti politik i kësaj partie qëndron tek pesha që zë tek kjo parti-lëvizje, mendimi i pavarur intelektual, e që përbën vazhdimin e traditës së ndryshimeve epokale.
E provoi këtë realitet edhe përpjekja e partive në pushtet për t?u imponuar votuesit grek me frikën e një SYRIZA anti-BE.
Në fakt e vërteta duket se është krejt ndryshe. Po të vihet re, një nga arsyet përse dështoi politika monetare e BE-së në krizën greke, përbën fakti se qeveria dypartiake e dy kundërshtarëve tradicionale politikë, nuk arriti të implementojë reforma që kishin në themel ndërtimin e shtetit grek sidomos në aspektin ekonomik. Klientelizmi dhe interesat okulte të politikanëve me atë pakice që krijon edhe defiçitin galopant shtetëror, mbeti e paprekur. Ndërsa asfiksimi ekonomik nëpërmjet taksave i shtresave të gjera nuk përbënte zgjidhje. Kjo bëri që borxhi i Greqisë në këtë dy vjet të shtohej edhe me mbi 50%.
Pikërisht ky realitet përbën treguesin se perse BE-ja ?e braktisi? qeverinë Samara-Venizello dhe i dha ?OK? Tsipras. Para gati tre vjetesh të njejta angazhime ndaj perendimit sollën në pushtet kualicionin qeverisës Demokraci e Re?PASOK. Por mësa duket mbeten shumë larg angazhimeve të dhena. Interesat okulte nuk mund të rezoheshin nga po ata politikanë që i kishin ngritur, ose ishin pjesë e tyre. Ndaj dhe BE-ja e humbi besimin tek ata. Në kancelaritë vendimarrëse të BE-së dhe të perendimit në përgjthësi Tsipras ishte më bindës në angazhimin e tij për funksionimin e shtetit grek, me ligjesi dhe mentelitet Evropian.
Pikërisht këtë sfidë të shumëfishtë historike ka për të përballuar Tsipras duke filluar nga e hëna 26 Janar 2015. Nëse edhe ai dështon humnera për Greqinë bëhet historike





19:30 Aktualitet

Leman Ypi

Nga Edison YPILemani ishte një aristokrate e kultivuar, inte...

Lajmet e fundit nga