Sanremo 2015/ Ema & Arisa në krah të Carlo Conti-t
Festivali i 65-së i Sanremo që do të zhvillohet nga data 10 ...
Pegida rritet, por edhe rezistenca kundër saj. Ditët pas atentateve në Paris e bëjnë të qartë: Gjermania është e ndarë. Një konstatim alarmues, mendon Volker Wagener
Numërimi i madh ka nisur. 30.000 në Lajpzig, 20.000 në Mynih, 19.000 në Hanover, 9.000 në Saarbrücken – rreth 100.000 në të gjithë Gjermaninë kanë shprehur solidaritetin me “Charlie Hebdo”-në. Por edhe numri i të vetëshpallurve shpëtimtarë të Oksidentit po shtohet. 25.000 vetë shkuan në “ndeshjen në tokën e vet” të Lëvizjes Pegida në Drezden, rekord. Nuk mund ta mohosh: pjesë të shoqërisë gjermane qendrojnë përballë njëra-tjetrës si qendrojnë përndryshe fansat e klubeve rivalizuese të futbollit. Fara e islamistëve vrastarë po çel. Kërpudha e ndarjes po rritet në barkun e shoqërisë gjermane.
Pegida rritet, “Je sui Charlie” gjithashtu
E rrezikshmja në lëvizjen e re të qytetarëve kundër fesë islame është shtrirja e tyre sociale. Nuk janë më ata me mendime përjetësisht të vjetra, që na acarojnë nervat me paranojën e tyre të dominimit të të huajve. Ata që thonë sot se duan të shpëtojnë Gjermaninë, nuk janë ata të njohurit, që nuk përmirësohen: neonazistët, huliganët, agjitatorët me kostume me vija. Për momentin janë para së gjithash qytetarë të urtë ata që marrin pjesë në demonstratat rituale të të hënave. Janë pensionistë, të cilët shohin të rrezikuar pensionin e tyre për shkak të shpenzimeve për refugjatët nga Siria. Nëna, që shqetësohen për fëmijët e tyre, të cilët gjoja mbështeten pas muri në shkolla nga numri i madh i Ahmetëve dhe Aisheve. Madje edhe shtresa e mesme akademike druhet për degradim social: gjithçka për shkak të myslimanëve tanë. Një rast për terapi.
Po të ishin vetëm këta pretendues për patriotë, Gjermania do t’i kishte keq punët. Në fakt që prej javësh – dhe aq më tepër pas atentateve të Parisit- gjithnjë e më shumë njerëz dalin në rrugë për tolerancë dhe kundër ksenofobisë se sa mund të mendosh duke parë numrin në rritje të njerëzve të Pegidas në Drezden. Por me gjithë respektin për protestën civile: Pohimi “Je sui Charlie” është i dyshimtë. Sepse solidariteti me Charlie-në nuk kushton asgjë, ai është refleks i të ndjerit i prekur i pjesëve të gjera të shtresës sonë të mesme të arsimuar.
Shumë hipokrizi te alternativat tona
Por që solidariteti i momentit të kthehet në një solidaritet të përhershëm, për këtë duhet vazhdimësi. Më shumë besueshmëri te “njerëzit tanë të prekur”. Kërkimi i së drejtës për veten, në të cilin pjesë të skenës alternative depërtojnë deri thellë në shtresën e mesme, është vetëm hipokrizi. Për aq kohë sa atraktiviteti i multikulturalizmit tonë ushqehet vetëm nga përvojat e pushimeve në Toskana dhe nga ofertat me gjellë ekzotike në restorante në lagjet e mirëqenies, solidariteti me migrantët tanë myslimanë katandiset në një ritual të njeriut të mirë.
Jo pak nga ata që e shpallin veten sot si mbështetës të Charlie, pa dëgjuar më parë kurrë për këtë gazetë satirike, i dërgojnë fëmijët e tyre me kilometra larg në shkolla të tjera, për t’i shpëtuar numrit të madh të të huajve në klasat e fëmijëve të tyre. Ose ngulin këmbë në komuna që të mos ngrihen shtëpi për refugjatët pranë shtëpive prona të tyre. Kjo është tolerancë që nuk kushton asgjë, është vetëm një qendrim liberal. Më shumë dukje, se sa realitet.
Merkeli e tha edhe njëherë: feja islame është pjesë e Gjermanisë!
Realitetin e kujtoi kancelarja Merkel. Christian Wulff, Presidenti gati i harruar i Gjermanisë ka mbetur në kujtesë pozitivisht vetëm me një akt: me fjalinë e tij: “Feja islame është pjesë e Gjermanisë!” ai shqiptoi një të vërtetë të spostuar deri atëherë. Me këtë me mjaft vonesë ai e bëri të qartë se Gjermania është vend migrantësh. Këtë Angela Merkeli e përsëriti tani shprehimisht. Ka ardhur tashmë koha që fqinjët tanë myslimanë, kolegët e punës, shokët e sportit t’i vështrojmë si normale në jetën tonë. Gjithçka tjetër do të ishte mohim i fakteve.
Festivali i 65-së i Sanremo që do të zhvillohet nga data 10 ...
Detroit Motor Show. Audi i ri ka pamje më të “egër” në kraha...
KLSH publikoi dje kallezimin penal ndaj Drejtorit te “...
Kapaku i produktit të fundit të Samsung do të jetë prej alum...
Në sytë e mbarë opinionit publik është e qartë pamja e agres...
Një tjetër alarm vjen nga Franca, ku stafi i gazetës së përj...
ISIS publikon një video shokuese ku një ekzekutor, që është ...
Një predikues integralist në Britani i quan karikaturat e Pr...
Në Berlin të Gjermanisë nis një marshim pro tolerancës dhe l...
Samsungu raportohet se ka në plan të krijojë një pajisje të ...
Një Aksident ka ndodhur në autosdradën Fushë Krujë – Lac, ku...
Prodhuesi Japonez i automjeteve, Nissan, është duke studiuar...
Sherbimi Sizmik Shqiptar njoftoi per lekundje termeti me mak...
Nga Lorenc Vangjeli, JAVA Dy detaje të njëpasnjëshëm të afru...
Prej një viti cmimi i naftës në vend ka rënë rreth 12% sipas...
Prokuroria e Shkodrës pas gati 1 viti hetim ka dërguar për g...
Ambasadori i ri i SHBA-së Donald Lu takohet me Presidentin e...
Facebook ka nisur vendosjen e paralajmërimeve mbi videot e p...
Drejtoria e Inspektimit në Ministrinë e Brendshme pasi shqyr...
Në Ukrainë në qytetin Donetsks një autobus është goditur me ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...