web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthimi i Renault 5

11 Janar 2015, 09:41, Aktualitet CNA

Renaulti është duke krijuar një version të ri të makines së famshme, Renault 5. Modeli i famshëm i kompanisë franceze, që u krijua gjatë viteve 1972 ? 1996, do të rikthehet në treg si makine krejtësisht e re përkrah Clios së ardhshme.?AutoExpress? ka publikuar disa fotografi të prototipit të kësaj veture, që tregojnë se modeli i ri është i bazuar në konceptin Value Up. Me vetëm 830 kilogramë kjo makine pritet të vijë me motor 1.0 litër me tre cilindra. Koncepti i ri është më i madh se Twingo, por më i vogël se Clio. Renault 5 i ri pritet të emetojë 100g/km dyoksid të karbonit. Vetura e re e Renaultit pritet të ketë më shumë teknologji brenda në krahasim me Clion e re. Besohet se kabina e brendshme do të ketë dy ekrane 7-inç LCD, që do të jenë të pajisura me sistemin e Google-it, Android Auto, dhe atë të Apple-it, Car Play. Projekti për këtë makine është në fazën e hershme të konstruktimit. Nëse do t?i jepet ngjyra e gjelbër për prodhim, atëherë kjo makine qyteti nuk pritet të vijë para vitit 2018.3          1





18:28 Aktualitet

Drone në bujqësi

Mjetet fluturuese pa pilot, të njohur zakonisht si drones, q...

18:25 Aktualitet

Nga 6 në 1

(Ekonomia shqiptare ka rënë në një periudhë të gjatë lëngate...

Lajmet e fundit nga