web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ik-ardhësi i Berishës, apo ardh-ikësi i “qyqetnuem” i Bashës!

10 Janar 2015, 19:24, Aktualitet CNA

Nga Paulin Paplekaj

paulini
E kush nuk e njeh dilemën e Hamletit ?Të jesh apo mos të jesh, kjo është çështja? në veprën e Shekspirit të Madh. Sigurisht se e di edhe një ndër drejtuesit e departamenteve, anëtar Kryesie në Partinë Demokratike, i qyqetnuemi, ?ik-ardhës? nga ish-Partia Demokrate e re, por që kur përpiqet ta gjejë veten në këtë shprehje, ma do mendja se natyrshëm e përkthen ?Të jesh klon i Berishës, apo klloun i Bashës, kjo është zgjedhja?.

Kjo është zgjedhja e tij, do më thoshte me të drejtë ndokush, por ndoshta do çuditej që ?ik-ardhësi? i zbutun në fushë, me sjelljen e tij paska ndryshuar edhe fjalën i qytetëruar në të qyqetnuem (gjytetnuem)
Normalisht se e ndjej si detyrim të sqaroj lexuesin se sa fatlume është kjo shoqëria jonë, që brenda saj ka një ?kapacitet vlerash gjytetnie?, siç është edhe ?ik-ardhësi? në fjalë, por që në të njëjtën kohë ta vlerësojmë edhe më tej figurën e tij; ta vlerësojmë si fenomen politik e shoqëror.

Pas zgjedhjeve në Këshillin Kombëtar dhe në Kryesinë e Partisë Demokratike, modestisht kontribuova në median e shkruar, nëpërmjet dy shkrimeve analizë, për çka shkoi mirë dhe çka nuk shkoi si duhet brenda këtij forumi politik, anëtar i të cilit jam prej njëzet viteve.

Ditën e shtunë më datë 3 janar, në adresën time private në Facebook, më shkruan një nga anëtarët e Kryesisë së PD-së, një ?ik-ardhës? nga ish-Partia Demokrate e re, dhe konkretisht: ?Analiza nuk është sport për fshatar?E fshatari qytetarë duhet të ndërrojë disa palë lëkurë që të bëhet?.
Pa më dhënë të drejtë as edhe ta pyes se mos ndoshta kishte ngatërruar adresë, më bëri bllok.

Pasi i dhashë vetes gjithë kohën e mjaftueshme për të kuptuar se ishte e qëllimshme nga ana e ?ik-ardhësit?, akoma ndihem i befasuar për faktin se zotëria në fjalë më ndryshoi epitetin, të cilin rëndom jam mësuar ta dëgjoj për njerëzit e trevës nga e cila vij.
Në rreth dy dekada që po jetoj në Tiranë, jam mësuar shpesh ta dëgjoj t?më quajnë ?malok? si nga miqtë, me shaka, ashtu edhe kundërshtarët politikë, apo të tjerë ?qytetarë?, si përbuzje nëpër dhëmbë. Asnjëherë nuk jam ndier keq, sepse kur skraparlliu i thotë shkodranit ?malok?, apo kur tepelenasi për ta sharë, i drejtohet lezhjanit me të njëjtin epitet, unë si tropojan, thjesht kam qeshur me injorancën në veprim, që vazhdon të jetë kallauz i shumë individëve në këtë shoqëri.

Do ishte naive të pretendoja se kush përpiqet të na etiketojë me termin ?malok?, të ketë mundur të lexojë së paku Durhamin, Nopçan, Ipenin apo të tjerë autorë që kanë shkruar për virtytet e larta të malësorëve shqiptarë.
Termi ?fshatar?, me të cilin më adresohej zotëria, më la një shije të hidhur për konotacionin me të cilin m?u drejtua, pasi dukshëm nuk mendoj se i referohej prejardhjes sime nga fshati.
Ndaj, në përpjekje për të gjetur ndonjë arsye që mund ta ketë shtyrë zotërinë në fjalë për të më ofenduar, mendimi i parë që më erdhi në kokë ishte pyetja që ia bëj edhe tani vetes:

Çfarë mendon ?ik-ardhësi? për Berishën, duke qenë se unë jam lindur e rritur në Tropojë, ashtu sikurse Berisha dhe shumë intelektualë të kësaj treve.
Sigurisht se zotëria në fjalë, nuk mund t?i referohet formimit tim, pasi gjatë gjithë jetës time rastësisht më ka qëlluar të rrimë me miq të përbashkët vetëm njëherë në kafe, ku mua s?më është dhënë mundësia të ndaj ndonjë mendim apo opinion, duke qenë se gjatë gjithë kohës u detyruam të dëgjojmë vetëm violinën e ç?akorduar e të paintonueshme të artikulimit tij, medemek politik.
Asnjëherë tjetër nuk m?u dha mundësia ta falendëroja diplomatin brilant, që më bëri që atë natë të rilexoja për së dyti ?Idiotin? e Dostojevskit, për të ndryshuar shijen që më la në bisedë, meqenëse ishin aq të ngjashëm si personazhe.

collaku
Por ?Idioti? i Dostojevskit, ishte aq oksidental, saqë përgjatë një jave kërkova në mbarë libraritë e kryeqytetit, se mos gjeja ndonjë vepër me titull, ?Hajvani?, shkruar këtej ?kah Orienti?, për të patur një tablo sa më reale për cicëronin diplomat.

collaku 2
Edhe pse nuk gjeta e ?Hajvanin?, sigurisht se më duhet ta falenderoj publikisht ?të qyqetnuemin?, që me sjelljen e tij, më nxit dëshirën për të njohur pafundësinë e budallallëkut njerëzor.

Nuk është aspak qëllimi i këtij reflektimi, të analizoj zotërinë në fjalë si karakter, pasi nuk mund të harxhoj kohën time dhe të lexuesit, për të nxjerrë në pah, se sa lëkura ka ndërruar për t?u pretenduar si ?qytetar?,i ardhuri nga fshati i mëhallës së Mbretit.
Se pse tradhëtoi Partinë Demokratike në periudhën më kritike të opozitës së saj, të sjell në vëmendje të lexuesit se sa shumë ka spiunuar bashkëpunëtorët e tij në Partinë Demokrate të Re, për t?a dekompozuar atë kalbësirë brenda së cilës aderonte, apo aq më pak, të merrem me jetën e tij personale; se sa gra ka ndërruar, apo sa viza italiane ? apo më vonë edhe amerikane ? u ka shitur hallexhinjve për të luajtur kumar, e shumë e shumë vese të tjera të tij.
Por qëllimi im është që nëpërmjet tij, të hedh sadopak dritë për fenomenin e ?ikë-ardhjes? në Partinë Demokratike.
Në zgjedhjet politike të vitit 2005, Partia Demokratike hapi dyert e saj për të krijuar frontin më të madh opozitar të deriatëhershëm ndaj keqqeverisjes së socialistëve.

Me krijimin e KOP-it, në PD u afruan intelektualë, që me idetë e tyre ndihmuan ardhjen në pushtet të këtij subjekti politik. Berisha, si strateg politik i së djathtës, nuk la mënjanë pa bashkuar në frontin opozitar dhe ballistë, zogistë e republikanë etj, madje ftoi edhe ?ikëardhësit? e Partisë Demokratike.
Ajo ç?ka me të vërtetë më ka surprizuar gjatë qeverisjes së PD-së, ishte fakti që sa herë Berisha fuste dorën në thesin e aleatëve, për të nxjerrë që andej ndonjë individ për pozicione drejtimi në qeverisje, dora i zinte vetëm në ?ikëardhësit?.

E sigurisht se nuk mund të çuditesha më vonë, nëse vendin e dytë pas LSI-së, si të anatemuar për korrupsion, e zinin pikërisht këta ?ikëardhësit? e pushtetit të ri.
Lind pyetja: A duhej Berisha t?u jepte kaq akses ?ik-ardhësve? në Partinë Demokratike (kur ai ishte i vetëdijshëm për zullumet e LSI-së), çka i solli dhe humbjen e pushtetit?!

Jam i bindur se Berisha, në mos sot, kur të tërhiqet nga politika, do e sqarojë këtë në refleksionet e tij. Personalisht, kam konsoliduar një mendim, nisur nga fakti se Kryesia aktuale e PD-së është mbushur me ?ik-ardhës?, dhe si rrallëherë, Berisha nuk është shprehur as pozitivisht dhe as me rezerva për zgjedhjet e kupolës së Partisë.
Por ajo që iku, iku ? thotë populli. Shqetësues mbetet fakti se ?ik-ardhësit?, falë një politike naive të Partisë Demokratike, kanë arritur pozicione të larta në drejtimin e kësaj partie. Dhe në vend që ta zhvillojnë luftën politike me kundërshtarët politikë, vjellin vrer poshtë e lart në tavolina kafenesh, në media dhe portale mediatike, kundër qëndrestarëve të Partisë Demokratike, kundër identitetit të saj.

Qëllimi i tyre tashmë është kuptuar. Me slloganin e ripërtëritjes së partisë, kërkojnë me çdo kusht t?i detyrojnë qëndrestarët, që të largohen nga Partia Demokratike, për të pritur të qetë ?votën kundra? keqqeverisjes së socialistëve pas tetë viteve zullume mbi popull.
Por nëse qëndrestarët kanë bërë një hap prapa për të lejuar ripërtëritjen e partisë, kjo s?do të thotë aspak se do i lejojnë këta ?ik-ardhës?, të diktojnë frymën e tyre që kundërmon erë halesh. Partia është përsëri e qëndrestarëve, që nuk bëhen as ?ik-ardhës? dhe as ?ardh-ikës?. Ata janë aty.
Andej nga fshati, prej ?kah vi?, i Zoti i shtëpisë gjente zgjidhje kur qeni kthehej e lehte ?në robt e shpis?.

Ndaj më shumë se kurrë, sot, Kryetarit të Partisë i lind detyrimi të gjejë një zgjidhje për ?ik-ardhësit? që kanë filluar të lehin kundër identitetit të partisë, apo kundër çdo nisme të drejtë të shoqërisë civile. Duhet t?ua ndërrojë emrin ?ik-adhësve? në ?ardh-iksa?.

tiranaobserver.al/ fotot cityfm.al





18:28 Aktualitet

Drone në bujqësi

Mjetet fluturuese pa pilot, të njohur zakonisht si drones, q...

18:25 Aktualitet

Nga 6 në 1

(Ekonomia shqiptare ka rënë në një periudhë të gjatë lëngate...

Lajmet e fundit nga