web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mafia !

6 Janar 2015, 17:53, Aktualitet CNA

Nga Jozefina TOPALLI

Sa ndez dhe deri sa e fik TV degjon vetem per vrasje mafioze, lufte mes bandave, vdekje ne rruge ne aksidente ,skandale te pista, korrupsion te qeveritareve ku ministrat i japin tenderat vellait, babait, motra vellait etj ?sa te duket se nuk jeton ne mes te Eurpes por diku nga Afganistani
Degjon fjalen burg per cdo te varfer e hallexhi qe nuk ka me se te paguaje dritat, degjon per arrestimin e femijeve jetim se kane lidhe llamben elektrike, degjon per drejtoreshat e arsimit si ajo famozja e Lushnjes, ajo e Tiranes etj qe kushtezojne gra e vajza per te hyre mesuese me favore seksuale per shefat, e shefat e shefave( pervec parave qe duhet te paguajne edhe per te ruajtur vendin e punes),
Degjon per bodigarde te ministres qe merr nga 3000 euro per punesim dhe vendin e punes nuk e merr
Degjon per tritol qe hedhin ne ere banesa
Degjon per vetevarje ne burg edhe pse je i pafajshem ,
Degjon per turpe ne spitalin e Tiranes ,
Per bashki e komuna pa drita, per rruge te ngrira e te bllokuara, per mjerim te shumefishuar, per halle, frike e pasiguri tek njerezit ,,, dhe njekohesisht te gjitha keto shoqerohen me propoganden e marshit glorioz te sukseve te rilindjes qe perpara na cojne?
Ajo qe ndodhi ne spitalin e Tiranes eshte ajo qe Rilindja i ben qytetareve te saj! Ne cdo vend te botes Ministri i Shendetesise do kishte dhene doreheqjen.Ne cdo vend te botes opozita kerkon doreheqjen e Ministrit! Nese ai nuk e jep sic nuk do e jape, opozita duhet te drejtoje protesta per ta detyruar Ministrin te ik nga karriga e turperuar!
Lufta mes bandave mafioze e mbremshme qe perfundoi me nje te vrare e 3 te plagosur eshte vetem maja e ajsbergut e mafies qe ndodhet ne parlament e qeveri!
Nuk eshte e nevojshme te kujtojme lajmet ne media gjate nates se mbrendshme nga burimet e policise qe njoftonin se Shullazi nuk eshte plagosur; sot se shullazi po linte spitalin ,se polici i plagosur ishte vene ne arrest por jo bashke me Shullazin per te kuptuar se loja drejtohej nga shume lart?
Te gjithe e dijne dhe e thojne nen ze se Shullazi eshte miku i Sajmirit,ai qe i jep mbrojtje e garanci!!!Ketu do jemi, shume shpejt Shullazi do lirohet nderkohe te tjere qytetare te varfer, pa mbrojtje, pa pune ,pa leke do te arrestohen e hidhen ne qeli sepse nuk kane me se te paguajne per nje llambe elektriku?nese qytetaret nuk do ngrihen per te rrezuar Ramen e mafien ne pushtet!Shqiptaret dijne te reagojne ! Opozita duhet t?i dal zot qytetareve perballe mafies ne Pushtet!!!!
Vetem protesta te fuqishme te gjata mund ta shpetojne kete vend fatkeq nga humnera!! Cohuni njerez e mbroni jeten! Ngrijuni qytetare e mbroni femijet nga rreziku i mafies! Dini zot vendit! Dilni zot jetes! Shporrni kete kalbesire te mafies qe ju kercenon cdo dite !





Lajmet e fundit nga