web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Angli, djali 5-vjeçar që vishet si princeshë

12 Tetor 2014, 22:00, Kuriozitete CNA

Një djalë 5-vjeçar anglez është përjashtuar nga një klub jashtëshkollor fëmijësh pasi vishet si princeshë dhe gjithmonë mban taka të larta duke hutuar fëmijët e tjerë. Romeo Clarke ka në shtëpi plot 100 fustane dhe 8 këpucë me taka që i vesh çdo ditë duke u frymëzuar nga tre motrat e tij më të mëdha. Nëna e tij ka deklaruar se kjo që po bëhet ndaj djalit të tij është një diskriminim i pastër.  ?Djali im vishet ashtu siç do dhe nëse është i lumtur, unë jam e lumtur. Nuk e kuptoj se çfarë problemi ka. Djali im nuk është femër i ?burgosur? në një trup mashkulli, thjesht ka 3 motra më të mëdha dhe i pëlqejnë fustanet?, shpjegon 36-vjeçarja Georgina.





Lajmet e fundit nga