Meritokraci, konkurrencë dhe shërbime përballë korrupsionit
Suksesi në luftën kundër korrupsionit edhe si element i sigu...
Prokuroria e Përgjithshme ka marrë të pandehur tre deputetë, dy deputetë socialistë dhe një deputet demokrat.
Akuzat janë ngritur ndaj deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, që akuzohen për sulmin fizik ndaj deputetit demokrat, Genti Strazimiri.
Nën akuzë është vendosur edhe deputeti demokrat, Astrit Veliaj, për një ndërtim pa leje në Fier.
Deklarata e plotë e Prokurorisë
Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur akuzë për 3 zyrtarë, me funksion deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu janë marrë në cilësinë e të pandehurve, pasi akuzohen për veprën penale të ?Goditjes për shkak të detyrës?, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal, në dëm të shtetasit Gent Strazimiri, me funksion deputet.
Gjithashtu, është marrë në cilësinë e të pandehurit edhe shtetasi Astrit Veliaj, me funksion deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i akuzuar për veprat penale të ?Ndërtimit të paligjshëm? dhe ?Shkatërrim prone? të parashikuara nga nenet 199/a dhe 150 të Kodit Penal.
Hetimi penal i zyrtarëve me funksion deputet është zhvilluar nga prokurorët e Drejtorisë së Hetimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, bazuar në nenin 13 të ligjit Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë.
Hetimi ndaj shtetasve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu ka filluar në bazë të kallëzimit të dorëzuar në date 14 Korrik 2014 nga deputeti Edi Paloka, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Sipas kallëzimit, në datën 10 Korrik 2014, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët Ndoka dhe Ndreu kanë goditur për shkak të detyrës kolegun e tyre Strazimiri.
Në kuadër të këtij procedimi, nga ana e grupit hetimor janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale, janë marrë deklarimet nga personat e pranishëm në vendin e ngjarjes si edhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë të ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ku evidentohet goditja ndaj deputetit Strazimiri.
Hetimet vërtetuan se gjatë kohës kur deputeti Gent Strazimiri ishte në ambientet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë, pranë sallës plenare, ai është goditur me grusht nga deputeti Arben Ndoka. Pak momente më vonë deputeti, Gent Strazimiri është goditur edhe nga deputeti Pjerin Ndreu. Bazuar në veprimet hetimore, rezulton se deputeti Strazimiri është goditur për shkak të deklaratave politike që ka bërë në seancën e datës 10 korrik 2014.
Në përfundim të veprimeve hetimore, Prokuroria ka vendosur që të marrë si të pandehur deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të ?Goditjes për shkak të detyrës? parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
Nga ana tjetër, hetimi per procedimin tjeter ndaj shtetasit Astrit Veliaj ka nisur në bazë të kallëzimit të një qytetareje nga Fieri, e cila pretendon se subjekti UFO sh.p.k, ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme në pronën e saj një ndërtesë 4 dhe 6 kate, në një sipërfaqe 11.000 m2. Kjo ndërtesë është ngritur me qëllim ushtrimin e një aktiviteti privat nga subjekti UFO shpk, i cili rezulton se është në pronësi dhe administrim të deputetit Veliaj.
Bashkia e Fierit, në kuadër të veprimeve hetimore për këtë procedim penal, konfirmon zyrtarisht se nuk ka dhënë asnjë leje për ndërtim në këtë zonë.
Gjatë hetimit ka rezultuar se kjo ndërtesë ka zënë edhe një hapësirë, e cila është në inventarin e Ministrisë së Brendshme.
Deri në vitin 2012, në këtë truall kanë qenë zyrat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier. Pas zhvendosjes së zyrave të këtij institucioni në një ambjent tjetër, në inventarin e Ministrisë së Brendshme kanë mbetur godinat ku ushtronte funksionet Drejtoria e Policisë së ketij Qarku. Subjekti UFO sh.p.k, në mënyrë të paligjshme, ka shkatërruar këto godina shtetërore, me një vlerë që llogaritet në rreth 10 milionë e 500 mijë lekë për të ngritur ndërtesën e tij.
Për këtë arsye, Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj shtetasit Astrit Veliaj, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të subjektit UFO sh.p.k.
Në përfundim të veprimeve hetimore, nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme është arritur në përfundimin se shtetasi Astrit Veliaj ka konsumuar elementët e veprave penale ?Ndërtim i paligjshëm? dhe ?Shkatërrim prone?.
Materialet në ngarkim të të pandehurve me funksionin deputet do t?i përcillen Gjykatës së Lartë, e cila është kompetente për gjykimin në juridiksion fillestar për zyrtarë të këtij niveli.
Suksesi në luftën kundër korrupsionit edhe si element i sigu...
Parlamenti do të zbatojë ligjin për dy anëtarët e KLD, Elvis...
Të flasë Edi Rama për luftën ndaj korrupsionit, është si të ...
-Vizita historike e Papa Françeskut pati dje disa kulme qe n...
Për herë të parë në rrugët e vendit vendoset një teknologji ...
Prononcimi për mediat i deputetit te PD Eduard HalimiDorëzua...
Edi Rama risolli dhe një herë fjalën e harruar rilindje në n...
Europarlamentarja Doris Pack e konsideron si një të drejtë l...
Presidenti Bujar Nishani ka vendosur që t’i drejtohet Gjykat...
Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Parlamenti...
Kryetari iPartise Demokratike ne nje postim ne faqen e tij z...
Nga Sali BERISHAviti i pare i qeverisjes se Edvin Kristaq Ra...
Deklaratë e deputetit Arben Ristani mbi shkeljen e të paktën...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka njoftuar fillimin e...
Dorëzojnë mandatin e deputetit 4 ministra, duke respektuar n...
Zëvendës ministri i Drejtësisë, Arben Israj përmes një posti...
Edhe pse opozita ka munguar në sallën e Kuvendit, nuk do tho...
Ish-deputeti socialist Andis Harasani ne nje postim te tij k...
– Klika Rama – Meta, qe u mori besimin shqiptareve duke iu p...
Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda ka reaguar përme...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...