Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Moska fiton me pikë: marrëveshja e asociimit mes BE-së dhe Ukrainës do të hyjë në fuqi vetëm në fund të vitit 2015. Perspektiva evropiane në Ukrainë është kështu e diskutueshme, mendon Bernd Johann.
Çfarë kthese! Bashkimi Evropian sapo ashpërsoi sanksionet kundër Rusisë, për të detyruar Moskën të hapë rrugë në konfliktin për lindjen e Ukrainës. Menjëherë më pas Brukseli dhe Kievi shtyjnë zbatimin e planifikuar të një marrëveshjeje për tregti të lirë, që duhet të ishte themeli i lidhjes së Ukrainës me BE-në. Ata duan të fitojnë kohë për të marrë parasysh kundërshtimet e ruse ndaj marrëveshjes. BE vërviti kërbaçin kundër Moskës por tani po përpiqet ta ëmbëlsojë me kulaç.
Vendimi u mor në Bruksel pas një takimi mes komisionerit të BE-së për tregtinë Karel de Gucht dhe ministrave përgjegjës nga Kievi dhe Moska. Biseda ishte e shkurtër por vendimi me shumë rëndësi: deri në fund të 2015 Brukseli dhe Kievi do të pezullojnë zbatimin e plotë të marrëveshjes. Kështu synohet të shmanget një luftë doganore me Rusinë. Njëkohësisht ekziston shpresa që kështu të mund të gjehet një zgjidhje paqësore në lindje të Ukrainës.
Moska nuk do një Ukrainë evropiane
Megjithatë 15 muaj është një kohë e gjatë. Moska ka paraqitur më shumë se 2000 ankesa kundër marrëveshjes së asociimit. Derisa të negociohet për gjithçka konflikti në lindje të Ukrainës mund të ngrijë dhe zona të jetë e humbur për Kievin. Separatistët që operojnë me mbështetjen ruse duan ndarje dhe e shfrytëzojnë armëpushimin në fuqi për të forcuar pozicionin e tyre.
Kremlini e ka minuar që në fillim lidhjen e Ukrainës me BE-në. Ai nuk e sheh Ukrainën si një shtet sovran por si një zonë të influencës ruse. Me Unionin Euro-aziatik e para së gjithash me unionin doganor të ish republikave sovjetike Moska ka paraqitur prej kohësh një kundërprojekt ndaj BE-së. Një Ukrainë me orientim evropian nuk është pjesë e konceptit.
Marrëveshja rrezikon të humbasë peshë
Përse atëherë Rusia duhet të ketë një interes serioz për bisedime me Kievin dhe Brukselin? Për vite me radhë BE dhe Ukraina kanë negociuar. Kremlini gjatë kësaj kohe vetëm ka bllokuar: fillimisht erdhën kërcënimet politike, më pas sanksionet ekonomike dhe në fund Moska veproi edhe ushtarakisht kundër Ukrainës. Nëse do të merreshin parasysh të gjitha kundërshtimet ruse ndaj asociimit në BE, nga marrëveshja me shumë gjasa nuk do të mbetej shumë. Përshtatja e Ukrainës me normat evropiane duhet të ishte nxitje për reforma ekonomike, për të cilat vendi ka nevojë urgjente. Por ky stimulim do të humbasë nëse marrëveshja shtyhet për kohë të gjatë.
Zhgënjim i madh për ukrainasit
Qindra mijëra vetë në Ukrainë dimrin e kaluar dolën në rrugë për një perspektikë evropiane të vendit të tyre. Ata mbështesnin marrëveshjen e planifikuar të asociimit. Fakti që Brukseli dhe Kievi tani nën trysninë e Moskës duan të pezullojnë një pjesë të qenësishme të marrëveshjes duhet të zhgënjejë shumë ukrainas. Atmosfera e trazuar prej luftës në lindje të vendit mund të shkaktonte një valë të re protestash, të cilat të drejtoheshin jo vetëm kundër Rusisë por edhe kundër Evropës.
Të martën (16.09.2014) Parlamenti Evropian dhe Parlamenti i Ukrainës duan të ratifikojnë marrëveshjen e asociimit. Por pjesë të qenësishme të marrëveshjes tani janë pezulluar. BE u përkul para presionit të Moskës. Një Ukrainë evropiane duket se mund të ekzistojë vetëm me miratimin e Rusisë.
Barbarizmi nuk po ndalet. Milicia terroriste IS përhapi sëri...
Në 18 shtator mund të marrë fund një epokë mbi 300-vjeçare: ...
Pse kundër krizës nuk ka funksionuar asnjë recetë? Një kokëç...
Një paralajmërim profetik nga Presidenti i atëhershëm i SHBA...
Fareed ZakariaObama premtoi të “degradojë” shtetin islamik. ...
Ministrat e Financave të BE konsultohen në Milano për më shu...
Zhvillimi i referendumit për pavarësi në Skoci u ka dhënë ze...
Tetë terorrista shqiptarë në Irak janë vrarë dje, mëson gaze...
Qeveria gjermane i ndaloi të gjitha aktivitetet në Gjermani ...
Ajo që ishte e paimagjinueshme për një kohë të gjatë, është ...
Përpara se të fillonte të priste koka, Al Baghdadi kishte ta...
BBCNë 18 shtator, votuesit në Skoci do të pyeten në një refe...
Ashtu siç e ka treguar shumë qartë historia, horrori kërkon ...
Vendet e Evropës Lindore janë të shqetësuara nga politika e ...
Evropianët dhe amerikanët po shkëputen politikisht nga njëri...
Një anketim i ri për referendumin e pavarësisë i ka alarmuar...
NATO vendosi vetëm pak ditë më parë në samitin e saj në Newp...
Sulmet kundër milicëve terroristë të “Shtetit Islamik” vazhd...
Ushtria amerikane po zgjeron fushatën e saj kundër militantë...
Në mesin e luftës së gazit me Ukrainën dhe përshkallëzimit t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...