Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Fareed Zakaria
Obama premtoi të ?degradojë? shtetin islamik. Shumë mirë. Ai premtoi gjithashtu që në fund ?ta shkatërrojë? atë. Ne nuk kemi qenë në gjendje të heqim qafe al Kaedën. Dhe shkatërrimi i një grupi si ky kërkon eleminimin e dinamikave sektare që e nxisin. Kjo nuk i takon Uashingtonit, por ai mund të ndihmojë që të ndodhë duke u bërë presion irakenëve dhe duke afruar sauditët dhe fuqi të tjera rajonale. Ndërhyrja ushtarake e Obamës në rajon do të funksionojë nëse do të ketë një ndërhyrje politike ekuivalente, apo ndoshta edhe më e fortë
Ja tek jemi përsëri. SHBA i kanë shpallur luftë një tjetër grupi terrorist. Fjalimi i Presidentit Obama të mërkurën në mbrëmje parashtroi një strategji të fortë, të mirëmenduar për t?iu kundërvënë Shtetit Islamik ? i cili është rrezik për rajonin dhe më tej. Por le të sigurohemi gjatë zbatimit të kësaj strategjie, që të mësojmë diçka nga 13 vitet që kanë kaluar qysh prej 11 shtatorit 2001, dhe luftës ndaj al Kaedës. Ja disa mësime për të cilat duhet menduar.
Mos e hani gjithmonë karremin. Në një prej fjalimeve të filmuar që u drejtonte ndjekësve të tij, Osama bin Ladeni parashtroi strategjinë e tij. ?Ajo që duhet të bëjmë është që të dërgojmë dy muxhahedinë në pikën më të largët në lindje, për të ngritur një copë leckë ku të hetë shkruajtur al Kaeda?, tha ai. ?Kështu do i bëjmë gjeneralët amerikanë që të rendin drejt asaj pike?.
Qëllimi i filmimeve të frikshëm të ekzekutimit të gazetarëve ishte që të provokonin SHBA. Dhe funksionoi. Në fund të fundit, nuk ka ndryshuar asgjë në muajt e fundit, në lidhje me shtetin e vetëshpallur islamik dhe rreziqet që ai paraqet ? përveç shfaqjes së këtyre filmimeve. Megjithatë, ato e shtynë Uashingtonin të vihet në lëvizje. Studiuesi Favaz Gerges shkruan se disa muaj më parë, al Baghdadi vërente se organizata e tij nuk ishte e gatshme të sulmonte Amerikën, por ?shpresonte që SHBA do të dërgonte ushtarë në terren me qëllim që ISIS të luftonte drejtpërdrejtë me amerikanë ? dhe t?i vrasë ata?.
Ne duhet të veprojmë kundër këtij grupi terrorist. Por le ta bëjmë në një kohë dhe një mënyrë që e zgjedhim vete ne, dhe jo të kërcejmë kur ata duan që ne të kërcejmë.
Mos e mbivlerëso armikun. Shteti Islamik, i njohur edhe si ISIS apo ISIL, është një armik i fortë, por kundërforcat ndaj tij sapo janë vënë në lëvizje. Dhe këse këto forca ? ushtria irakene, pesh mergat kurdë, forca ajrore e SHBA ? punojnë në mënyrë të bashkërenduar, ai do të fillojë të humbasë terren. Gjithashtu, mbani parasysh që në realitet nuk zotëron aq shumë terren sa tregojnë hartat që na shfaqen në televizione. Pjesë të mëdha të atyre ?territoreve? janë shkretëtira. Në Irak dhe Siri, qytetet janë të ngritur buzë lumenjve.
Ndërkohë që Shteti Islamik është shumë më i sofistikuar se sa al Kaeda në operacionet dhe teknologjinë e tij, ai ka një dobësi të madhe. Al Kaeda ishte një organizatë Pan-Islamike, që përpiqej të joshte të gjithë myslimanët. Ky grup është një organizatë sektare. Eshtë një pasardhëse e al Kaedës në Irak, e cila u krijua nga Abu Musab al Zarkavi, me një mision anti-shiit. Në fakt, kjo është arsyeja përse al Kaeda u nda prej al Zarkavit, duke i bërë thirrje atij që mos të bënte armiq bashkëbesimtarët myslimanë. Shteti Islamik është anti-shiit, por edhe shumë armiqësor ndaj kurdëve, të krishterëve dhe shumë banorëve të tjerë të Lindjes së Mesme. Kjo do të thotë se ka një numër të madh armiqsh në rajon që do të luftojnë kundër tij, jo se duan SHBA, por për shkak të vetë interesave të tyre.
Mos harroni politikën. Veprimi ushtarak duhet të shoqërohet me një strategji të mençur politike. Shteti Islamik është një pasojë direkte e pushtimit amerikan të Irakut dhe vendimeve rrënues politikë për të shpërbërë ushtrinë irakene dhe ?de-Baathizuar? burokracinë e saj. Rezultati ishte një popullsi sunite e zemëruar, pa kompetenca e cila nisi kryengritjen. Disa media kanë transmetuar kohët e fundit intervista me sunitë të Irakut që thonë se pavarësisht gjithë kaosit, ishin më të lumtur nën Shtetin Islamik se sa nën ?ushtrinë shiite?. Kështu e quanin qeverinë irakene.
Administrata Obama ka hartuar një strategji të mençur për Irakun, duke i bërë presion qeverisë së Bagdadit që të afrojë më shumë sunitë. Por kjo ende nuk ka ndodhur ? partitë shiite nuk janë shumë gati të bëjnë lëshime të mëdhenj për sunitët. Ushtria irakene nuk është riformuar për të qenë më pak partizane dhe sektare dhe më shumë gjithëpërfshirëse dhe efektive. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme, sepse nëse SHBA shihen sikur po mbrojnë dy regjime josunitë ? Irakun dhe Sirinë ? kundër një kryengritjeje sunite, atëherë nuk do të fitojë. Dhe do të jetë e vështirë të rekrutohen aleatë lokalë. Ndërkohë që janë pakicë në Irak, sunitët janë shumicë dërrmuese mes myslimanëve të Lindjes së Mesme.
Aspekti sirian i strategjisë së Presidentit është edhe hallka e dobët e saj. Eshtë e pamundur të luftosh Shtetin Islamik, dhe të mos forcosh praktikisht regjimin e Bashar al Assadit. Ne mund të themi se nuk kemi për qëllim ta bëjmë këtë gjë, por kjo nuk e ndryshon realitetin në terren. Ushtria e Lirë Siriane mbetet e dobët dhe e ndarë mes shumë grupeve lokale.
Obama premtoi të ?degradojë? shtetin islamik. Shumë mirë. Ai premtoi gjithashtu që në fund ?ta shkatërrojë? atë. Ne nuk kemi qenë në gjendje të heqim qafe al Kaedën. Dhe shkatërrimi i një grupi si ky kërkon eleminimin e dinamikave sektare që e nxisin. Kjo nuk i takon Uashingtonit, por ai mund të ndihmojë që të ndodhë duke u bërë presion irakenëve dhe duke afruar sauditët dhe fuqi të tjera rajonale.
Ndërhyrja ushtarake e Obamës në rajon do të funksionojë nëse do të ketë një ndërhyrje politike ekuivalente, apo ndoshta edhe më e fortë. /Washington Post/BOTA.AL
Ministrat e Financave të BE konsultohen në Milano për më shu...
Zhvillimi i referendumit për pavarësi në Skoci u ka dhënë ze...
Tetë terorrista shqiptarë në Irak janë vrarë dje, mëson gaze...
Qeveria gjermane i ndaloi të gjitha aktivitetet në Gjermani ...
Ajo që ishte e paimagjinueshme për një kohë të gjatë, është ...
Përpara se të fillonte të priste koka, Al Baghdadi kishte ta...
BBCNë 18 shtator, votuesit në Skoci do të pyeten në një refe...
Ashtu siç e ka treguar shumë qartë historia, horrori kërkon ...
Vendet e Evropës Lindore janë të shqetësuara nga politika e ...
Evropianët dhe amerikanët po shkëputen politikisht nga njëri...
Një anketim i ri për referendumin e pavarësisë i ka alarmuar...
NATO vendosi vetëm pak ditë më parë në samitin e saj në Newp...
Sulmet kundër milicëve terroristë të “Shtetit Islamik” vazhd...
Ushtria amerikane po zgjeron fushatën e saj kundër militantë...
Në mesin e luftës së gazit me Ukrainën dhe përshkallëzimit t...
Një grua në Kaliforni është dënuar me burgim të përjetshëm p...
Shumë vende të NATO-s po përgatisin një manovër në pjesën pe...
“Frikësimi” sërish në rend të ditës. NATO-ja do të mbajë më ...
Tre anëtarë të lartë të ISIS janë vrarë gjatë një sulmi ajro...
Presidenti Obama i garanton Estonisë ndihmën e Uashingtonit ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...