BSH rrezikon edhe Elisabeta Gjoni
Prokuroria zgjeron hetimet ndaj ish- guvernatorit Fullani, d...
Dorëheqja e Ardian Civicit nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës duket se e ka revoltuar prof. Artan Fugën, i cili rreagon në faqen e tij në Facebook. Ai pretendon se dorëheqjet nuk mund të jepen kur institucioni kalon ditë të këqiija.
“Ubububuja! Ore çfarë bëhet kështu??? Nuk kuptoj asgjë. Kuptoni ju? Disa kur punët shkojnë keq, por nga jashtë duken mirë, rrinë nëpër frone dhe nuk lëvizin gishtin për të ndrequr diçka. Ama sapo institucioni shkundet nga kriza dhe shqetësime, ububuuubuja, japin menjëherë dorëheqjen dhe shkojnë në punë të tyre.
Isha atje për kohë të mira, fllad veror, fresk, ohoho, jo për ditë tërmetesh dhe suferinash. Asnjë fjalë nuk i thonë publikut që u ka besuar gjënë e vet. Ika unë s’kam punë me atë shtëpi ku ka rënë flaka, shoh punën time!!! Pavarësisht se e kisha parë që telat e elektrikut po shkrumboheshin dita ditës. Ika dhe ishalla askush nuk kujtohet më për mua. Si struci…Ore po a ka mbetur një grimë morali apo jo në këtë vend???”
Dhe pasi të tjerë e pyesin se me i kë i ka këto fjalë, Artan Fuga di të jëtë me i drejtpërdrejtë. Ai shenjon me emër Civicin.
“Disa më pyesin : Për kë e kisha që nuk i vlerësova dorëheqjen? Po, po, e them, për zotin Civici…Sigurisht unë nuk kam asnjë të drejtë të ngacmoj personalitetin e tij individual se është çështje intime dhe private. As të mos besoj sëmundjen e tij apo problemet shëndetësore. Ato i di mjeku. Unë nga zemra i uroj vetëm të mira. Por me dorëheqjen e kam një problem. E para është shumë e vonuar dhe nuk sjell asgjë pozitive tani pas pilafit. Në kohën e duhur do të kishte vlerë. E dyta, del në publik dhe nuk i thotë publikut se cila ishte përgjegjësia e tij personale në këtë pikë. Nuk e ka për detyrë se nuk është se e zgjodhi publiku, edhe mund të mos thotë asnjë fjalë, por kur thotë është i detyruar ta nisë këtej, përndryshe shkatërron imazhin e vet publik. E treta, problemi me të nuk është dorëheqja, por dorëvënia. Çfarë dua të them? Po ja që qysh nga çasti kur u emërua ai nuk duhej ta pranonte atë detyre sepse ishte në konflikt të rëndë interesi, ishte drejtuesi kryesor i një agjencie, sipërmarrjeje private, president i një universiteti privat nga ata të shumtit në Shqipërinë demokratike dhe ku ndriçon liria e biznesit… Edhe shërbyes te privati edhe shërbyes publik te banka qendrore… Eh, jo, kjo është pa moralin e duhur… Kjo është të duash edhe arrën edhe çekiçin. Dhe duhet ta ketë kujdes këtë për herë tjetër, nëse i bie rasti, sepse kështu vepronte edhe me reformimin e arsimit të lartë, edhe operator privat, pra hante bukën e privatit, edhe e quante universitetin publik si konkurrent, edhe pretendonte t’i bënte rregulloren e funksionimit këtij të fundit. Ja kam thënë në publik… , nuk ishte brenda standardeve morale të nivelit të lartë, ja tani…
Pra unë jam që dorëheqja ose jepet në kohën e duhur, ose qëndro dhe anagazhoju për të riparuar diçka. Ose prano gabimin publikisht edhe pazotësinë për të vepruar. Sepse kështu i bën përsëri keq interesit publik. Imagjinoni bankën pa këshill sot në mes të ditës… Gjithçka bllokohet. Ku është përgjegjësia qytetare këtu??? Se kështu mund t’i ndodhë edhe në institucionin privat universitar. Po të ketë një krizë atje, cfarë do të bëjë ai? Do të japë dorëheqjen???Ja pra se përse kam problem me dorëheqjen në ketë rast. Ja përse e thërres përsëri në detyrë dhe e ftoj ta tërheqë dorëheqjen. Ja pse Kuvendi nuk duhet ta pranojë atë dorëheqje. Por s’kam asgjë me personin si person, absolutisht. Thjesht e preka çështjen e tij sa kohë kishte pranuar të ishte shërbyesi im si drejtues i bankës qendrore… A nuk kemi të drejtë të themi ndonjë fjalë butësisht për ish shërbyesit tanë???
Prokuroria zgjeron hetimet ndaj ish- guvernatorit Fullani, d...
“Çështjen e babait do e çojmë deri në Strasburg. Ne nuk u be...
Një 45-vjeçar është tentuar të vritet mëngjesin e sotëm në T...
Qysh nga viti 1984, kur u krijua kompania, deri më sot, Leno...
I ftuar në emisionin, “Tonight Ilva Tare”, mbrëmjen e 10 sht...
Nga Jemin GJANAQe Bujar Nishani, Basha dhe Rama qe “nuk ia k...
Nga Bledi Mane-Public Enemyfb.com/bledi.manetwitter.com/bled...
Rreth 25 milionë lekë janë shtuar në buxhetin e miratuar për...
Një klerik i lartë katolik , i tha Zërit të Amerikës se janë...
Që nga prezantimi i dy telefonave të rinj, tek një sistem i ...
Bota e modës nuk ka arritur në një gjykim unik për produktet...
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla...
Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Kinës, duke shfrytëzuar ...
Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës këtë vit nuk do ...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Al...
Avokati i Ardian Fullanit, Maks Haxhia, ka dashur që ta mbro...
Dy persona në kërkim ndërkombëtarë janë arrestuar nga forcat...
Policia e Shtetit, në zbatim të masave të posaçme kundër kri...
Vizionet e shekullit të kaluar kur, mes ideve të çuditshme d...
Grushtet e shtetit a revolucionet shpesh kanë qenë pikat kyç...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...