"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Basha: ?Rama mund t?i ikë ballafaqimit për bllokimin e Tiranës por jo përgjegjësisë para qytetarëve!?
Me një investim prej afro 20 milion lekësh ka përfunduar rindërtimi i kopshtit nr. 1. Projekti është realizuar mbi sipërfaqet ekzistuese, të cilave ju bashkëngjitet një sipërfaqe shtesë prej 50 m², e shpërndarë në të dyja nivelet e godinës. Në këtë kopsht u shërbehet katër grupeve të cilët kanë ambientet e tyre të ndarë të qëndrimit, fjetjes.
Janë vendosur sinjalizimet dhe sistemet e mbrojtjes kundër zjarrit, rrufepritësit, godina ka ngrohje qendrore me peletë. Dhoma e kaldajës është ndërtuar në ambientet e jashtme të godinës. Kryebashkiaku Lulzim Basha i cili ka parë nga afër punimet e përfunduara në këtë kopsht ka shprehur angazhimin e tij, megjithë bllokimin e qeverisë për të gjetur hapësirat për të ndërtuar kopshte dhe çerdhe të reja në Tiranë, për t?ju shërbyer sa më mirë fëmijëve të kryeqytetit.
?Vogëlushët që do ta frekuentojnë në kohë të ngrohtë dhe me diell si sot, apo në kohë me shi dhe ftohtë, do të kenë brenda në këtë çerdhe kushtet më optimale të mundshme, standardin europian që edhe e meritojnë.
Dua të falënderoj për përkushtimin dhe për punën e palodhur kontraktorët, të cilët ia kanë dalë të realizojnë synimin tonë që kopshti të vihet në funksionim menjëherë sapo sezoni të fillojë. Dua t?i siguroj prindërit e vogëlushëve, të cilët nuk mund të frekuentojnë këtë kopsht për shkak të kapaciteteve, për shkak të kufizimeve që kopshti nr. 1 ka, se ne jemi të vendosur edhe pse buxheti i vitit 2014 u vonua me 6 muaj, planifikimin që mundëson shtimin e vendeve për fëmijë në çerdhet dhe kopshtet e qytetit të Tiranës ta kthejmë në punë, ta kthejmë në vepra.
Përfundimi i kopshtit nr. 1 është një tjetër vepër që flet vetë, flet jo për kryetarin e Bashkisë, as për mediat që janë sot këtu, por flet për vogëlushët të cilëve iu shërben, për prindërit të cilët do të kenë mundësi të sjellin fëmijët këtu?- deklaroi zoti Basha.
Për kryebashkiakun Basha shërbimin ndaj cilësisë së jetës së qytetarëve është parësore, por ky shërbim po pengohet çdo ditë nga kryeministri, ish- kryebashkiak i cili me bllokimin e investimeve në Tiranë ka penguar dhe hapjen e mijëra vendeve të reja të punës.
?Punësimi është një plagë e madhe në qytetin tonë. Është dhe mbetet një prioritet i madh e Bashkisë së Tiranës, e cila ndonëse nuk është përgjegjëse për gjendjen ekonomike, ka marre përgjegjësi që ditën e parë timen si kryebashkiak.
Ja kemi dalë në këto tre vite të krijojmë, të paktën sipas statistikave të taksave qendrore të qeverisë, 25 mijë vende pune në qytetin e Tiranës. Por mijëra vende të tjera pune mbeten të bllokuara për shkak të projekteve të bllokuara. Projekte të cilat bllokohen me verbëri politike nga Edi Rama, kryeministri i vendit, dhe për turpin e tij ish-kryebashkiaku i këtij qyteti.?
Kryebashkiaku Basha është shprehur i sigurtë se Edi Rama, ndonëse po i ikë ballafaqimit për të vërtetën e bllokimit të punëve në Tiranë nuk do të mund t?i ikë përgjegjësisë para qytetarëve të Tiranës për këtë akt armiqësore ndaj qytetarëve të Tiranës.
?Kryeministri Rama po mundohet t’i ikë ballafaqimit për të vërtetën e bllokimit politik të qytetit të Tiranës, të veprave të qytetit të Tiranës. Por, Edi Rama nuk mund t’i ikë kurrë përgjegjësisë para qytetarëve të Tiranës, para shqiptarëve, për këtë akt të pashoq në historinë e Shqipërisë pluraliste, për këtë akt jo armiqësor ndaj Lulzim Bashës si kryetar Bashkie, jo ndaj Partisë Demokratike, por ndaj gjithë qytetarëve të Tiranës dhe interesave të tyre. Ndaj si kryetar i Bashkisë jam i vendosur që nga njëra anë t’i përgjigjemi kësaj bllokade të paligjshme, me gjithë rrugët ligjore dhe institucionale siç jemi përgjigjur deri më sot, ku për fatin e mirë të qytetarëve sistemi ka funksionuar.
Për fatin e keq, duhet të shkojmë në gjykatë për të marrë diçka që ligji e jep. Por nga ana tjetër nuk do të rreshtim së denoncuari këtë sjellje të papërgjegjshme, këtë monstruozitet ndaj interesave të qytetarëve të Tiranës, faktin që për herë të dytë, si një reçedivist, kësaj radhe si kryeministër ndërsa më parë si kryebashkiak, po vendos interesat politike mbi interesat e qytetarëve të Tiranës. Ballafaqimit po i ikën, dhe s’ka se si, sepse nuk mund të ballafaqohet dot me të vërtetën. Përgjegjësisë nuk do t’i ikë dot?.
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, deklaron se nuk do kandi...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, foli dje publikisht për...
Erjon Veliaj do vazhdoje te jete Minister i Ceshtjeve Social...
Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli në bisedë për D...
Ish-kryeministri sali Berisha e ka quajtur takse te re, prop...
Schockenhoff: Nuk duhet të përdoret dhunë për të penguar dep...
Kryeministri Edi Rama u takua në Wales, me Kryeministrin e G...
Deklarata e Ervin Bushatit, Sekretari Ekonomik i Partisë Soc...
Basha sfidon Ramën: “Në qoftë se është burrë, të dalë në deb...
Kanë ngjallur jo pak rreagime deklaratat e Ritvan Bodes të m...
Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë do t’u ndalohet përdord...
Deputeti i Partisë Demokratike Ridvan Bode ka hedhur poshtë ...
Partia Socialiste ka hedhur poshtë akuzat e kryebashkiakut L...
Qeveria miraton p/ligjin për pensionet e punonjësve që kanë ...
Deputeti i PD, Flamur Noka denoncon emërimin e ish vrasësit ...
Deklarata e deputetes së PD, Jorida Tabaku, e cila denoncoi ...
“Partia Demokratike iku nga Kuvendi se nuk bënte opozitë. Dh...
Urrejtja e Edi Rames nuk kursen as Nene Terezen pas vdekjes....
Kryeministri Edi Rama ka postuar ne rrjetet sociale nje foto...
Nuk mund të bëhet opozitë duke ngritur një Kuvend paralel. Q...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...