Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Stafet spitalore janë të lidhura në marrëdhënie biznesi me zyrat e funeraleve.
Në pavionet e urgjencës apo pranë sallave të reanimacioneve, gjen roje, infermierë edhe mjekë që në xhepat e tyre kanë numrat e telefonave të agjencive të ndryshme funerale, të cilët janë të gatshëm në çdo moment për t?u shërbyer.
Kryeqyteti shënoi vetëm startin e një investigimi mbi lidhjen e rojeve, infermierëve, kryeinfermierëve dhe shefave të pavioneve me zyrat e funeraleve private në këmbim të parave.
Pas tre qendrave universitare spitalore të Tiranës, investigimi i emisionit ?Fiks Fare? mbi pazaret me vdekjen është shtrirë edhe nëpër qytetet e tjera të Shqipërisë.
Kolegët infermierë të kryeqytetasve bëjnë të njëjtat pazare të pista me trupat e pajetë.
Pas skandalit të transmetuar në emisionin ?Fiks Fare?, i cili tregonte për lidhje të tilla abuzive mes punonjësve shtetërorë dhe bizneseve private në Tiranë, gazetarët ndoqën edhe investiguan me seriozitet se ky fenomen ishte përhapur edhe në të tjera qytete të vendit tonë.
Katër spitale te tjera rajonale, që pasojnë investigimin e kryeqytetit, janë: Korça, Vlora, Berati dhe Elbasani.
Në emisionin e radhës u sollën fakte që vërtetojnë lidhjen e stafit mjekësor me zyra funerale private në mungesë të ambulancave shtetërore.
Kryesisht në urgjencat e spitaleve, mjekët dhe infermierët janë të gatshëm të japin numrat e miqve të tyre që kanë agjenci private funeralesh.
Ato në shumicën e rasteve i telefonojnë vetë, pastaj i japin gazetares numrin e telefonit.
Në këto qytete është e pamundur të gjesh një ambulancë shtetërore për të transportuar trupin e ndonjë pacienti që ndërron jetë në spital.
Frazat e rojeve të spitaleve janë të njëjta: ?Ambulanca spitali nuk ka. Telefonoji funeralit që njoh unë, në sekondë i ke makinat këtu, vjen vetë?; ?Mos ki merak, ambulanca private të vjen në moment?; ?Po, gjithmonë për të tërë pavionet i lajmërojnë ato?.
Investigimi nis në Spitalin Rajonal të Korçës, ku infermierja i thotë gazetares se spitali nuk të jep ambulancë.
Ajo ndihmon këtë të fundit nëpërmjet një kolegu infermier. Infermieri komunikon në telefon me një zyrë funerale private dhe rekomandon gazetaren të shkojë tek ajo zyrë.
Roja i spitalit nuk ka vetë një numër, por konfirmon edhe njëherë lidhjen e infermierëve me zyrat private.
Në Spitalin e Elbasanit mjeku i pavionit thotë se ka vetëm dy ambulanca, që nuk i heq dot nga puna për të tilla raste.
I njëjti mjek jep zgjidhje tjetër, i lidh gazetarët e ?Fiks Fare? me një zyrë private funerali.
Pasi e telefonon personin, u thotë gazetarëve se kur ta takojnë, t?i thonë emrin e tij. Lidhja e tyre paraqitet aq e fortë sa mjeku e di se ku jetojnë pronarët e ambulancës private dhe se makinën e kanë gjermane dhe në gjendje shumë të mirë.
Ndërsa në Spitalin Rajonal Berat infermierja i ndihmon më shpejt, pasi pohon se nuk ka ambulancë shtetërore, u gjen shoferin e ambulancës private në pavion, njëkohësisht edhe punonjës i ambulancës shtetërore.
Ky i fundit i jep numrin e telefonit gazetares dhe i thotë se atë e gjen gjatë gjithë kohës në spital.
Kryeinfermierja në Spitalin e Vlorës, pasi telefonon agjencinë private funerale, i thotë gazetares që të kontaktojë vetë me të në telefon. Kjo e fundit bën pazar me personin e agjencisë, i cili i kërkon 6.000 mijë lekë (të reja) për transportin e trupit të pajetë.
Edhe në këtë spital shteteror të gjitha pazaret mirëfunksionojnë në favor të ?privatit? dhe në kurriz te pacientëve.
KORÇE
Fiksi: Ka shoqja ime të atin shumë sëmurë, mos është tek kjo urgjenca këtu? Më tha që është shumë sëmurë edhe është nga Çifligu, një fshat kështu, edhe më tha që pyet ndonjë se nëqoftëse e gjen gjë, me çfarë dërgohet kufoma? Mund të marrim ndonjë ambulancë?
Infermierja: Jo, jo, s?të japin ambulancë këtu. Do që të kesh ndonjë numër ti?
Fiksi: Po.
Infermiere: Ore flori, jepi një numër varrimi kësaj nga këto të pikave, se ka një rast edhe thotë s?dihet ç?më ndodh thotë, se jam me një shoqkë thotë dhe ka të atin shumë të sëmurë, edhe mos na ndodhi gjë thotë dhe të kem këtë.
Infermieri: E kam një unë po a do dalë? Prit ta marr.
Fiksi: Po ma jep ta kem njëherë numrin dhe nëse më del, t?i them emrin tuaj, që ma ka dhënë filani dhe..
Infermieri: Hë mo ç?bën? Ore, jo, jo, do të pyes për diçka, është një gocë këtu dhe interesohet, po nuk është nga këtuja, jeton në Tiranë kjo goca apo jo ë? Dhe thotë kam një rëndë dhe dua që të kontaktoj me ju thotë, e bre e, mirë, mirë, mirë.
Infermieri: Shiko, thotë ai të vini të kontaktoni në në zyrat poshtë ku janë..
Fiksi: Ok.
Fiksi: Kam babain e shoqes në gjëndje të rëndë këtu dhe ajo më kërkon ndihmë, duam të dimë nëse i ndodh diçka të sëmurit ka ambulancë?
Roja i spitalit: Vjen makina e funeralit.
Fiksi:Është privat apo shtetëror?
Roja i spitalit: Është privat makina e funeralit.
Fiksi: Po ka një numër telefoni që mund ta kemi gati apo e lajmëron vetë spitali.
Roja i spitalit:Ti mos u ashtu? Po të them në sekondë i ke makinat këtu, vjen vetë.
Fiksi: Po kush e lajmëron?
Roja i spitalit: E lajmërojnë këto.
Fiksi: Infermierët?
Roja i spitalit: Po e lajmërojnë ata.
Fiksi: Domethënë kujdesen ata?
Roja i spitalit: Po, mos ki? pa merak! Ajo të vjen në moment.
Fiksi: Po e lajmërojnë gjithmonë infermierët atë?
Roja i spitalit: Po gjithmonë për të tërë pavionet i lajmërojnë ato.
Fiksi: Domethënë infermieri vetë merr atë?
Roja i spitalit: Ee, i lajmërojnë, kanë ato të tyret edhe vijnë, se ua kanë numrat ato.
BERAT
Fiksi: Zonjë, më falni pak ju lutem. Jeni infermiere ju apo jo?
Infermierja: Po.
Fiksi: Nëse i ndodh gjë atij ka një ambulancë spitali apo duhet të interesohemi vetë për ndonjë zyrë funerali?
Infermierja: Po, po.
Fiksi: Duhet të interesohemi vetë?
Infermierja: Vetë.
Fiksi: Unë s?di as ku të gjej ndonjë numër kontakti, mos ka ndonjë nga infermierët?
Infermierja: Ja dy minuta do të zbres unë.
Fiksi: Të të pres këtu?
Infermierja: Po, pritmë këtu.
Fiksi: Të bezdisa zonjë?
Infermierja: Më fal një çikë për vonesën. Ky është për aty ke funerali.
Fiksi: Ky është?
Infermierja: Do takosh këtë, do flasësh me këtë. Do numrin e celularit të këtij?
Fiksi: Po po,
Shoferi i ambulancës: Kam dy numra. Jepja numrin tim.
Infermierja: Kontaktoni me këtë.
Fiksi: Ju jeni këtu?
Shoferi i ambulancës: Unë këtu punoj.
Fiksi: Edhe punoni?
Shoferi i ambulancës: Edhe punoj këtu te barela, jam barelist.
Fiksi: Domethënë të gjej këtu.
Shoferi i ambulancës: Jam këtu në çdo moment tek urgjenca. Më bëj një telefonatë, njëri numër është i imi, tjetri i kunatit.
VLORË
Fiksi: Mund të na japi spitali një ambulancë?
Kryeinfermierja: Ka ambulancë private që punon.
Fiksi: Ndonjë numër të ndonjë ambulance. Ju jeni infermiere?
Kryeinfermierja: Unë jam kryeinfermierja.
Përshëndetje! K? jam. Ç?kemi? Ça bëni juve? Do flasësh me një zotëri të lutem? Duan të transportojnë dikë për në Radhimë, urdhëro foli.
Fiksi: Më jep një numër?
Kryeinfermierja: Jo, foli një herë kështu, pastaj?
Fiksi: Si kalove, mirë, donim të transportojmë një për Radhimë, po. Sa kushton? Në ça vendi? Po, brenda në Radhimë brenda, brenda. 60 mijë lekë (të vjetra) ok. Tani po e marr numrin unë dhe të vij të takoj.
Fiksi: Ma jep numrin.
Kryeinfermierja: Po patjetër si s?do ta jap. 069?
Fiksi: Po.
ELBASAN
Fiksi: Kam një të sëmurë rëndë për ta çuar për në Peqin. Ndonjë ambulancë, ndonjë gjë për ta çuar?
Mjeku: Ku do e çoni?
Fiksi: Në shtëpi.
Mjeku: Këto ambulancat që kam, i kam dy ambulanca për urgjencat e qytetit, ti e kuptove? Nuk mund të jap ambulancë, ta heq nga puna se këtu mund të ndodhë aksidenti, mund të ndodhi vizita shtëpie. Edhe jemi në gatishmëri. Unë ambulancat nuk i heq nga puna.
Fiksi: Po si i bëhet?
Mjeku: Po interesohu, shiko, si rregull ne nuk çojmë ambulancë a më kupton? Unë po deshe të jap një numër, tek ku? Në Peqin është? Po deshe, të jap një numër, po deshe një ambulancë private? Prit ta kërkoj unë një minutë se këto ambulancat tona nuk i lëvizim dot. Edhe nuk kanë urdhër të lëvizin nëpër shtëpi.
Fiksi: Po na jep një numër se na ndihmon.
Mjeku: Të jap një numër unë dhe e merr e çon. Pret kjo punë për një çerek ore, 20 minuta?
Fiksi: Po, edhe një orë.
Mjeku: O?, dëgjo tashi, ai shoku yt që ka atë ambulancën private, tashi është një rast, një moshë e vjetër këtu tek kirurgjia, rrezik? ta çojnë në shtëpi në Peqin, tashi lajmëro të vijë me ambulancë aty dhe më kthe përgjigje tashi shumë shpejt mua, për sa vonohet, më tha doktor H? thuaj, për sa vonohesh ti? Se i kam këto familjarët këtu, për ta çuar deri në Peqin, për gjysëm minuti më kthe përgjigje.
?Atëherë ti do vish këtu tek urgjenca apo t?ia jap numrin tat unë dhe të flasin me ty këta? Shumë mirë o vëlla, për gjysëm ore treçerek ore ti vjen me ambulancë, ok, dakord u zgjidh. Shiko, shënoje këtë numrin 068? N? quhet ky shoferi i ambulancës
Fiksi: Faleminderit
Mjeku: Më çoi?, ju mori në telefon, ju do e merrni mbas një gjysëm ore.
Fiksi: E njihni atë, është vendali këtu apo janë nga fshati?
Mjeku: Rri këtu mo, në Kuç janë këta, kanë ambulancën, e kanë shumë të mirë, gjermane, e kanë makinë të mirë.
Ardian Fullani, guvernator i Bankës së Shqipërisë mesditën e...
Ndalohet nga policia kryetari i komunës së Bërzhitës, Genc D...
Krahas skemës se vjedhjes se 713 milion lekeve nga Banka e S...
Institucionet që nuk do të japin informacionin e kërkuar dhe...
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkon dënimin me 12 vj...
Policia e Tiranës ndaloi asistenten operacionale të njPolici...
Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Go...
Ish-ministri i mbrojtjes Arben Imami i ka shpëtuar ndjekjes ...
Strukturat e krimit ekonomik e finaciar ne Elbasan finalizua...
Ish deputeti socialist Andis Harasani, I cili aktualisht jet...
Gjithçka ka një fund, edhe programi i ndihmave për Greqinë. ...
Stafi i tri qendrave spitalore universitare në kryeqytet bas...
Në Shqipëri anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendro...
Foto e monumentit te Nene Terezes pas heqjes nga rreth rotul...
Vazhdon në Gjykatën Themelore të Prishtinës një nga gjyqet m...
Intervistë e Presidentit Nishani dhënë për Televizionin ABC ...
Policia e Durrësit bëri të ditur se ka arritur të godasë një...
Tashmë Justin dhe Selenën nuk i pengon më asgjë për të qënë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...