Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Në Shqipëri anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore do të paraqiten nga e mërkura në seanca dëgjimore në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, pas skandalit të vjedhjes prej afër 7 milion dollarësh.
Ndërsa duke nisur nga data 5 shtator ata janë thirrur për t?u marrë në pyetje edhe nga prokuroria, në kuadër të hetimeve të nisura prej saj.
Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elvira Golemi, është e para anëtare e Këshillit Mbikëqyrës, e cila është thirrur të mërkurën në një seacë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë.
Një ditë më pas do të jetë parardhësja e saj në këtë post, Teuta Baleta.
Komisioni i Ekonomisë ka zgjedhur të nisë seancat dëgjimore, lidhur me skandalin e Bankës, pikërisht me ato që kanë mbuluar funksionin e Inspektorit të Përgjithshëm, pasi sipas kryetarit të komisionit Erion Braçe, raportet e tyre vjetore kanë nxjerrë në pah problematika mjaft të rënda sipas tij, lidhur me funksionimin dhe veprimtarinë e Bankës.
Këto raporte i janë mohuar parlamentit prej shumë vitesh ka deklaruar zoti Braçe.
Javën e ardhshme në komision do të paraqiten edhe anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikëqyrës dhe në përfundim, do të thirret për herë të dytë edhe guvernatori Ardian Fullani.
Zoti Braçe ka patur kritika të hapura ndaj zotit Fullani, për shkak se ai, sipas tij, nuk i është përgjigjur plotësisht kërkesës së Komisionit për informacione nga Banka.
Por që nga kjo javë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës do të duhet të paraqiten edhe në prokurori.
Të premten, prokurorët e çështjes kanë thirrur anëtaren Ermelinda Meksi, e cila gati tre javë më parë kërkoi në Këshillin Mbikëqyrës shkarkimin e guvernatorit Fullani.
Një kërkesë, e cila u hodh poshtë në unanimitet nga Këshilli.
Po të premten do të pyetet edhe Inspektorja e Përgjithshme Golemi.
Ndërsa javën e ardhshme anëtarët e tjerë. Ende prokurorët nuk kanë fiksuar një datë për të marrë në pyetje guvernatorin Fullani.
Deri më tani janë 17 persona të konsideruar përgjegjës për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë.
Hetimi ka nxjerrë në pah mos funksionimin e një sërë hallkash dhe strukturash të Bankës. Guvernatori Fullani dhe Këshilli Mbikëqyrës ka këmbëngulur në variantin se rregulloret dhe procedurat e Bankës kanë qenë në përputhje me standardet më të larta.
Por arrestimet e fundjavës së shkuar nxorrën në dritë edhe një fakt tjetër. Dy nga 7 anëtarët e Komisionit të inventarizimit në Bankën e Shqipërisë, të cilët kanë bërë verifikimet e arkës në vitin 2012 dhe 2013, kanë qenë elektricisti dhe hidrauliku i Bankës.
Mbetet i paqartë se cili ka qenë kriteri i përzgjedhjes së tyre dhe se cfarë i lidh këto dy profesione me një operacion të pastër financiar, sic është bërja e një inventari, aq më tepër i inventarit të arkës së Bankës Qendrore.
Për situatën në Bankën e Shqipërisë, është folur edhe gjatë takimit që pati sot në këtë institucion misioni i Fondit monetar ndërkombëtar./VOA
Foto e monumentit te Nene Terezes pas heqjes nga rreth rotul...
Vazhdon në Gjykatën Themelore të Prishtinës një nga gjyqet m...
Intervistë e Presidentit Nishani dhënë për Televizionin ABC ...
Policia e Durrësit bëri të ditur se ka arritur të godasë një...
Tashmë Justin dhe Selenën nuk i pengon më asgjë për të qënë ...
Një ngjarje e rëndë u shënua gjatë natës në qytetin e Durrës...
Deputeti Kastriot Islami, ka uruar nxenesit ne Facebook per ...
Ndryshimet përfshijnë edhe kupolën e Policisë së Shtetit. Ur...
Një biznesmen ndërtimi nga Vlora është qëlluar me armë zjarr...
Persona ende të pa identifikuar kanë thyer dhe dëmtuar memor...
Rihanna ka marrë një apartament me qera në New York që kur u...
Një person është qëlluar me armë zjarri në fshatin Lufaj të ...
Por nëse ZMapp mund të jetë po kaq i sukseshëm edhe tek njer...
Dy taksistë janë përfshirë në një sherr me thika gjatë parad...
incident ku protagonistë janë punonjësit e Shërbimit Informa...
Qeveria shqiptare me një vendim të Këshillit të Ministrave d...
“Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas ndodhet në zemër të një ‘...
Një person në kërkim është arratisur nga Spitali Ushtarak në...
Krahasuar me një vit më parë ndotja detare paraqitet në nive...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...