Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Nga Spartak Ngjela
Në historinë e vjedhjeve të mëdha shtetërore, kur administratorët pergjegjës janë treguar “kokëfortë” dhe nuk kanë pyetur për askend, gjithmonë këta, janë vjedhesit kryesore të parave. Ata tregohen “kokëfortë” sepse, nga ato para të vjedha, kanë marre edhe një varg i gjate vipash politikë pushtetarësh, te cilët sigurisht që e mbrojnë administratorin vjedhës, sepse kanë në dorë edhe prokurorinë edhe gjykatën? Ja, pikërisht kjo po vërehet edhe me Guvernatorin shqiptar në lidhje me vjedhjen e Bankës së Shqipërisë; por edhe me Prokurorinë; edhe me kryeministrat e humbur nga pushteti tani. Shihet se janë të gjithe grup. Saliu ka frikë ?stabilitetin financiar?, thotë, dhe të gjithë e kuptojnë se ka gisht në këtë mesele; Nanoja nuk dihet se në ç?kënd është fshehur për të na thënë se ku e gjeti Fullanin për ta emëruar Guvernator. E pse ta zgjasim: kudo ka një ?stepie?, dhe sikur nuk duan ta kujtojnë fare ngjarjen. E pra, e gjithë kjo tregon komplis. Sigurisht që ka një bashkëpunim, dhe kjo kuptohet së pari nga sjellja e Guvernatorit që s?pranon të japë dorëheqjen edhe pse i janë bërë deri tani 12 000 firma shqiptarësh që ia kërkojnë; kuptohet gjithashtu nga frika që tregoi Këshillit Mbikqyrës së Bankës kur nuk pranoi të ndërmerrte pezullimin e Guvernatorit, me përjashtim të Ermelinda Meksit. Por ka edhe një kryeministër; ky aktuali, që e ka në interes që ta çojë hetimin e kësaj vjedhjeje deri në fund. Por, a është në gjendje ta kuptojë, apo ka edhe ky presion nga ata që ka pranë? Kjo duhet parë. A do ta fillojë një hetim parlamentar Rama me grupin e vet parlamentar? A do ta ndryshoje ligjin që ta pezullojë dhe ta shkarkoje në Kuvend Guvernatorin? Te gjitha këto, sigurisht që janë jo vetëm në interest ë vendit, por edhe në interes të karrierës së tij. A do ta nisë këtë betejë, apo do të mbetet vetëm te ?trofeu? i Lazaratit dhe i Dukagjinit? Dhe ka shumë pyetje të tilla. Por kryesoria është kjo: a e kupton të paktën që e ka ne interes?… sepse, trofeu për mposhtjen e vjedhësve në grup të Bankës së Shqipërisë, është ku e ku më i madh nga dy trofetë e karaktrit rural?
Vjedhja është e madhe, dhe me sa po kuptohet edhe institucionet financiarë ndërkombëtarë kështu mendojnë. Madje ata sigurisht që kanë informacione nga shërbimet, dhe e dinë situatën grabitësë të Bankës së Shqipërisë shumë më mirë se ne. Por Rama hesht; dhe po hesht me takt, duke thënë: ?prisni!?. Kurse Saliu kërkon të heqë vëmendjen, dhe kërcënon të tijët, të cilët e kanë kuptuar këtë çeshtje kështu siç po e shpreh edhe unë, dhe i kanë dalë nga rreshti. Dhe e dini pse? Sepse nuk kanë përse të mbajnë në shpinë vjedhje të këtij lloji. Prandaj, mendoj se ?thesi? i Bankës së Shqipërisë do të hapet. Domethënë do të hapet Kutia e Pandorës. Por kjo kuti, pa dyshim, që do të jetë testi i të gjitha vjedhjeve që u jënë bërë shqiptarëve të paktën në këta nëntë vjet. Duhet shumë kurajë për të hapur këtë kuti; por pyetja që bej unë është kjo: a do të kërkojë Rama nëpërmjet hetimit parlamentar një audit ndërkomëtar me ekspertë financiarë të kualifikuar por edhe me ekspertë krimesh, gjithashtu? Ja, kjo është çeshtja. Të shohim; sepse vetëm ky audit mund ta hapë Kutinë e Pandorës në Bankën e Shqipërisë. Nëse Rama s?do ketë kurajë që ta bëjë këtë, sigurisht që do të fundoset bashkë me të gjithë të tjerët. Shqiptarët janë të ndërgjegjshëm tani, dhe nuk do ta falin kurrë këtë vjedhje
Nga Mero BazeNjë helikopter i forcave të policisë shqiptare ...
Trupi i një të riu u gjet në fshatin Lapardha të Vlorës.Vikt...
Një aksident i rëndë u shënua në orët e pasdites në aksin rr...
Flota ushtarake greke ka humbur mengjesin e së martës një pr...
Aftësia për të vizatuar e fëmijëve katër vjeçarë mund të jet...
Një analist amerikan që ka punuar me çështjet e qeverisjes d...
Televizioni A1 Report ka mundur të zbulojë se në sulmet me a...
Banka e Shqipërisë duket se është vendi ku jo vetëm punonjës...
Parlamenti i KosovësNë Kosovë Gjykata Kushtetuese, publikoi ...
Në kuadër të operacionit të ndërmarrë në Komunat e zonës së ...
Hetimi për vjedhjen në Thesarin e Bankës së Shqipërisë zgjer...
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi Shefin e Stacion...
Në kuadër të rregullimeve në sheshin “Nënë Tereza”, që po i ...
Dr. Katrin BöttgerZ. Böttger: Pak para ardhjes së kryeminist...
Kush janë dhe përse janë bërë të famshëm matematicienë, muzi...
Bashkë me iPhone 6, gjatë këtij viti pritet që Apple të debu...
Më herët, Papa ishte nominuar që t’i përgjigjej sfidës nga k...
Deri tani janë mbledhur 12 mijë firma qytetarësh dhe veprimt...
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasuriv...
Në Thesarin (Departamentin e Emisionit të Parasë) të Bankës ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...