Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kryeministri Edi Rama komentoi edhe situatën në Bankën e Shqipërisë pas zbulimit të skandalit mbi vjedhjen e 7.13 milionë dollarëve nga thesari i këtij institucioni. Kreu i Qeverisë tha se nuk mund t?I kërkonte dorëheqjen drejtuesit të një institucioni tërësisht të pavarur sikundër është Banka e Shqipërisë, të cilën e renditi në të njëjtin nivel si Gjykata Kushtetuese apo Presidenca.
?Sa i përket Bankës së Shqipërisë ne nuk kemi heshtur, por nga ana tjetër, ka një ndryshim të rëndësishëm mes Qeverisë dhe shoqërisë civile në këtë rast se rolet janë të ndryshme dhe përgjegjësitë janë të ndryshme. Qeveria ka një rol dhe përgjegjësi të posaçme në këtë rast. Kush është ne e kemi thënë qartë dhe prerë në prononcimin e Këshillit të Ministrave se për ne, ky është një akt kriminal i rëndë që përbën një sfidë të trefishtë, sfidë e madhe për prokurorinë që ti shkojë hetimit deri në fund dhe jo në rrugën tradicionale të atyre hetimeve që nuk përfundojnë asnjëherë, por hetim gjithëpërfshirës dhe të nxjerrë nga pikëpamja e vet cdo përgjegjësi. Është në sfidë e madhe padyshim për autoritetin e Bankës dhe për sigurinë e bankës që dua t?jua them qartë dhe prerë është një institucion i pavarur?, theksoi Rama.
Duke iu përgjigjur pyetjeve nga paneli i gazetarëve nëse Qeveria do ti kërkojë dorëheqjen Ardian Fullanit nga pozicioni i Guvernatorit të Bankës, Rama u përgjigj ?pse s?më pyesni pse nuk i kërkon dorëheqjen kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, asaj së Gjykatës së lartë, të Apelit e me radhë?.
?Mund të kem shumë arsye që ndonjërit apo tjetrit, t?i kërkoj dorëheqjen, por cfarë do të thotë kjo. Si kryeministër s?mund ti kërkoj dorëheqjen kryetarit të një institucioni të pavarur. Por nga ana tjetër është një sfidë e madhe për Kuvendin e Qeverinë. E kemi thënë qartë në cfarë kemi shkruar e zeza në të bardhë në prononcimin e Këshillit të Ministrave që do të thotë se Kuvendi e Qeveria do analizojë, po ndjekim ditë pas dite zhvillimin e asaj situate deri në bashkëpunim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare se BSH është pjesë e institucioneve integrale ndërkombëtare që të dalim në konluzionet e duhura. Kjo është një përgjigje që nuk do gëzojë shumëkënd se donte të thoja, që Guvernatori të japë dorëheqjen, por duhet ta kuptojë së kjo do ishte një thirrje në boshllëk.
Pse s?më thoni, a duhet të japë dorëheqjen Presidenti i Republikës?
Për më tepër është e rëndësishme të kuptoni një gjë, ne e kemi të domosdoshme të godasim në shenjë dhe plotësisht në shenjë duke nxjerrë konkluzion të saktë dhe në mënyrë që të mos hyjmë në luftë politike me BSH. E përsëris që është institucion tërësisht i pavarur. Eksperienca me banka të tjera në botë ka treguar që janë eksperienca tërësisht të hidhura për politikën dhe shoqërinë. Nuk i heq asnjë presje shqetësimit tuaj, legjitimitetit të shoqërisë civile dhe gjithë këtij shqetësimi që është krijuar nga një ngjarje absolutisht e rëndë që duhet trajtuar nga ne me vëmendje maksimale dhe kujdes maksimal. Në fund më lejoni tju them që duket shpesh që gabimisht sikur, qeveria duhet të flasë e para, qeveria duhet të flasë e fundit kur është fjala për raste të kësaj natyre se ndryshe mund të bëjë gabim shumë të madh për të ndrequr një gabim të madh, mund të bëjë një faj shumë të madh për të ndrequr një faj të madh?, theksoi Rama.
Skandali i Sarandës
Gjithashtu Kryeministri reagoi edhe mbi skandalin e Sarandës ku Agron Cane i deputetit Koco Kokëdhima në zyrën e deputetit në qytetin jugor të vendit kërkoi favore seksuale nga një 14 vjecare për gjetjen e një vendi pune për nënën e saj.
?Nuk ka turp më të madh se turpi që pamë. Nuk ka turp më të madh për ata që e ripërtypin duke menduar se i bëjnë opozitë qeverisë apo duke u përpjekur që rastin ta përgjithësojnë. Është një rast konrekt., përgjegjësi individuale konkrete. Qeveria nuk gjykohet nga çfarë ndodh individualisht me një person diku në territor apo në qeveri që me përgjegjësinë e tij individuale shkel normat ligjore apo etike. Qeveria gjykohet nga mënyra si reagon ndaj rastit. Reagimi ynë ishte i qartë dhe i prerë si asnjë herë më parë nga qeveria paraadhësie Nuk dua të hyj në këtë temë për mua është temë e neveritshme. Por ju të gjithë e kujtoni dhe mund ta bëni një paralelizëm kur abuzuesi u mbrojt denoncuesit, media që e denoncoi, u sulmua dhe u çua deri para detyrimit të paguajë gjobë, dhe abuzuesi u kthye shtat lartë dhe kryerlartë në një detyrë të lartë?, tha Rama.
?Çdo deputet duhet të ketë zyrë. Në zyrën e çdo deputeti duhet të priten njerëz që ankohen dhe bëjnë kërkesa. Dhe unë e kam një zyrë në Vlorë, por se kam me aq persona, pasi skam mundësi financiare. Nëse nevoja është e madhe, atëherë duhet. Kush nga ju në këtë vend, nuk mund të më thotë se dikush shkon në zyrën e deputetit për punë.
Por ama dhe këtu gjykimi është se kush i bën punësimet, deputetet apo administrata. Deputetet kanë ndërhyrë dhe do ndërhyjnë për të ndihmuar njerëz apo ndërmjetësuar. E rëndësishme është që sa kjo mbetet në kufirin e detyrimit politik dhe sa e kalon kufirin. Kalimi i kufirit është i paarsyetueshëm.
Ka pasur deputeti si Jozefina, Noka, që çonin shkresa për emërime. Ku janë këta?! Ranë nga qielli?! Ja pra, janë ata që flasin sot. kemi pasur disa debate me disa degë të PS, të cilat thoshin që këtë do e çojmë këtu, e këtë aty. I kemi thënë se kjo nuk është detyra juaj. Ne do gjykohemi në fund të 4 viteve, dhe jo kur nuk është bërë asnjë vit ende. Duhet ti ndajmë gjërat. Unë besoj, se siç meriton neveri rasti konkret, meritojnë neveri për rastin konkret, për ata që thonë se po na diskriminojmë për të?, tha Rama.
Dekretet e Nishanit
I pyetur në lidhje me kthimin e 3 ligjeve nga Presidenti, Kreu i Qeverisë tha se 3 ligjet i ktheu PD përmes presidentit
?Nuk e besova dje që Presidenti kishte mbledhur të zgjedhurit vendor të PD-së për ligjin e ndarjes së re administrative. Ndaj pata përshtypje se zyra e Kryeministrisë kishte patur ndonjë gabim teknik në printim dhe pse mu duk absurde se Presidenti takon të zgjedhurit dhe i thotë se si ju duket kjo gjë.
Presidenti ka të drejtën e tij të kthejë ligjet, por ta dijë se do i kthehet mbrapsht çdo dekret menjëherë pa humbur kohë, që bazohet me argumentet e PD e që vijnë nga goja e Presidentit. Qoftë ligji për Policinë e Shtetit, për KLD-në, për Magjistraturën, ishin të gjithë argumentat e PD. Kjo është e ripërsëritur dhe për ta ardhur keq.
Koha që nga kjo godinë hidheshin gjyle balte mbi Presidentin dhe institucionin kanë vdekur bashkë me qeverinë që iku në 23 qershor. Ne nuk sulmojmë Presidentin e Republikës, pasi ai është i pari që sulmon qeverinë në këto 23 vite. Tani kemi president që sulmon qeverinë, dekretet do kthehen menjëherë?, tha Rama.
Lulzim Basha
Përsa i takon drejtimit të Bashkisë së Tiranës nga Lulzim Basha, Rama u shpreh se ?kemi një kryetar bashkie që nuk e kanë zgjedhur qytetarët por gjykata?.
?Ai ka premtuar se do të ishte 24 orë në bashki dhe nuk do të merrej me politikë. Ndërkohë jo vetëm merret me politikë, por ndërkohë që merret me politikë, ndryshe nga ai i të gjitha të këqijave e ka lënë Tiranën në gjëndje të lirë, dhe rasti i fundit është spektakolar i dyfytyrësisë?, u shpreh Rama.
Marrëdhëniet me BE
Duke folur për ftesën e kancelares gjermane Angela Merkel, Kryeministri Edi Rama tha se duhet të hyjmë në një fazë të re me BE, si pjesë të Europës ende të pabashkuar, pasi është viti i parë i një Ballkani ku nuk ka asnjë konflikt të hapur. Sipas tij, kjo situatë paqeje është edhe një hapësirë e re për zhvillim në Ballkan.
Mbështetja financiare sipas Ramës është e rëndësishme, pasi për projekte të rëndësishme si korridori 8, nuk mund të përballohen me buxhetet e vendeve të rajonit.
?Ne jemi në vitin e parë të një Ballkani ku nuk ka asnjë konflikt të hapur, dhe është një paqe që është edhe një hapësirë e re për zhvillim, dhe gjëja që është kuptuar nga të gjithë është se duhet të hyjmë në një fazë të re me BE, si pjesë të Europës ende të pabashkuar dhe në këtë aspekt edhe ftesa e kancelares vjen si rezultat i bazës së përbashkët të kuptimit të situatës. Rajoni si i tërë nuk mund të presë, për çështje si Korridori 8 dhe nuk mund të përballohet me buxhetet e vendeve të rajonit, por duhet të ketë edhe mbështetjen financiare. Kjo ka qenë kryefjala e kursit të ri të politikës së Jashtme në raport me vendet partnere dhe jemi në një stacion ku duhet të jemi të gëzuar për arritjet, por duhet të hapim një proces të ri të marrëdhënieve të reja me BE?, tha Rama
Pyetjet nga gazetarët
Keni ndonjë opsionin për të ndryshuar kupolën drejtuese të BSH sipas gjykimit tuaj?
E kam përsëritur deri në mërzi dhe tani jeni familjarë me qasjen, se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet por sistemet që korruptojnë njerëzit. Të konkludojmë në sistemet më të mira, të ndërhyjmë te kjo, në mënyrë që sistemi të garantojë se njerëzit janë nën kontroll.
Ne nuk kemi asnjë arsye, pse të tutemi dhe të ngurrojmë. Parafytyroheni sikur të kishim ndërhyrë, jo shoqëria por institucionet të reagojnë në të njëjtën formë dhe të shkojnë në të njëjtin drejtim do kishin më shumë drejtësi, shoqëri më të mirë, apo do kishim nxjerrë sytë për të vënë vetullat dhe unë gjithmonë kam besuar dhe jam detyruar ti qëndroj këtij besimi se nuk vjen një e mirë duke bërë një gabim, nis një gabim mundohemi ta korrigjojmë më një tjetër.
Një shkelje ligji mundohemi ta korigjojmë me një shkelje tjetër ligji. Nëse ne përdorim sot forcën e kartonit për të bërë një goditje që është e paligjshme atëhëhere ku është problemi? Te ligji në radhë të parë. Ku, cfarë duhet të ndryshojmë në këtë ligj, cfarë duhet të ndryshojmë në sistem dhe pjesë e sistemit është Këshilli Mbikqyrës i BSH. Dhe të shohin cfarë nuk ka funksionuar dhe cfarë duhet të funksionojë ndryshe dhe të bëjmë gjthcka.
Nuk kam arsye të thënë e të pathënë që thonë se duhet të japë dorëheqjen Guvernatori, por nga pozita e kuvendit e qeverisë duhet që të hedhim cdo hap në funksion të konsolidimit të mekanizmave të BSH, që pavarësia në letër të mos bëhet shkak për pandëshkueshmëri dhe që pavarësia të jetë e garantuar dhe që jo cdo qeveri të bëjë cfarë të dojë me BSH, kjo do ishte katastrofë
Nuk përmendet shëndetësinë. A do të ndodh e njëjta gjë dhe për spitalet siç u bë dhe për universitetet?
Gjatë sezonit turistik, një rol të rëndësishme luajti dhe sistemi shëndetësor, duke vënë dhe qendra shëndetësore afër pushuesve. Jam i vetëdijshëm që ka ende shumë për tu bërë. Shëndetësia është një sektor me shumë probleme, por gjerat kanë nisur në drejtimin e duhur, siç është QSUT. Ndërkohë, angazhimi ynë është i qartë, pasi do kalojmë në një sistem shëndetësor, jo sipas xhepit, por sipas nevojës do japim shërbimin tonë. Në këtë sektor, nuk është kaq e thjesht dhe e shtruar rruga e eksperiencës dhe e mundësive të mbështetjes nga institucionet ndërkombëtare. Padyshim që në shëndetësi kemi një problem serioz të trashëguar, që është ryshfeti. Dhe për këtë arsye, ky sesioni i ri ku kryefjala do jetë antikorrupsioni në të gjithë sektorët, përmes goditjeve të fenomenin dhe goditjeve të personave të përfshirë në korrupsion, do ketë një proces që do nis dhe do përfshijë të gjithë qytetarët të luftojnë korrupsionin.
Çfarë prisni nga Konferenca e Berlinit?
Ne jemi në vitin e parë të një Ballkani ku nuk ka asnjë konflikt të hapur dhe jemi në 100 vjetorin e Luftës së Dytë Botërore dhe është një hapësirë e re për zhvillim. Gjeja që është kuptuar nga të gjithë është se kemi një,horizont mundësish. Kemi një rrugë të vështirë, pasi njerëzit në Shqipëri nuk kanë mundësi të presin pafundësisht dhe nuk mund të ushqehen me kapitujt e integrimit,. Duhet të jemi pjesë e Evropës, ndaj dhe ftesa e Kancelares vjen si bazë e kësaj situate. Rajoni si i tërë nuk pret, siç është Korridori i Kaltër, duhet të ketë mbështetje financiare. Kjo është ajo çka jemi përpjekur të themi gjatë gjithë kohës. Dhe kursi i politikës sonë të jashtme ka qenë kjo kryefjala. Jemi në një stacion ku duhet të jemi të gëzuar, por duhet të hapim një proces të ri të marrëdhënieve të reja me BE.
Nëse NATO do ndërhyjë kundër ISIS në Afganistan, a do të marrin pjesë dhe forcat e qeverisë shqiptare?
Ne do të bëjmë gjithçka që na takon, pasi ne jemi një pjesë e NATO dhe nuk jemi prapashtesë e rastit, Dhe do marrim përsipër gjithçka, Do ndihmojmë dhe do marrim pjesë, por se si kjo është një çështje që do varët nga mundësitë tona.
A ka trafikantë e kriminelë në Parlament?
Të flas për grupin parlamentar të PS para se të përpilonim listën kemi kërkuar dëshmi penaliteti. Dhe dëshmi penaliteti janë ato që kush sot ka bërë cfarë dhe kush është i pastër apo i papastër në drejtësi. Kush është i gatshëm të shtojë të tjera, unë nuk kam arsye të besoj asgjë nga ato broçkulla që thotë opozita.
Kompleksi te Liqeni, cfare mendoni per projektin e kullave 17 kate te Bashkise se Tiranes?
Ai nuk është parku te liqeni por vendi ku u betua kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës që tha se do jetë një fushë ku të luajnë fëmijët, të rinjtë e madje dhe pleqtë.
Deklaratë e deputetit Genc PolloEdi Rama i vuri një maskë ko...
Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj ka apeluar pagimi...
Zv.Kryeministri Niko Peleshi inspektoi punimet për sistemimi...
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti në një tak...
Deklaratë për shtyp e Artan Lames, drejtor i ALUIZNI-tRreth ...
Debati i dy ditëve të fundit, lidhur me ndërtimet tek diga e...
Deklaratë e deputetit te PD, Aldo BumçiMarrëveshja e maxhora...
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan ne Facebook se qeveria...
Nga Mero BazeDebati mes Lulzim Bashës dhe kundërshtarëve të ...
Ndoshta duket qesharake ose e pabesueshme, por deputeti soci...
Partia Socialiste dhe Bashkia e Tiranës vijojnë akuzat në di...
Qeveria shqiptare, do ndihmoje kurdet ne Irak me municione. ...
Kryetari i Partisë Demokratike ka dalë sërish në krah të Pre...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në “Facebook” deklaratën ...
Deklaratë e kryetares së Gruas Demokrate, Albana VokshiSkand...
Deklaratë deputetit te PD, Oerd BylykbashiSkandali i Sarandë...
NGA Igli CaraDeputet i PD-së, anëtar i Komisionit të Ekonomi...
Ish-kreu i PS ne Korce, Muharem Meko, nje nga njerzit me rep...
Por ndërsa video e skandalit seksual të një aktivisti të Koç...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...