"Qeveria e Kokedhimes" ne jug
Ndoshta duket qesharake ose e pabesueshme, por deputeti soci...
Nga Mero Baze
Debati mes Lulzim Bashës dhe kundërshtarëve të tij për ndërtimin e një pallati tek Liqeni Artificial ka sjellë një element të ri në debatin publik. Ai ka të bëjë me percpetimin që kryetari i Bashkisë ka për kritikat që bëhen rreth kësaj leje ndërtimi. Sipas tij, kritikët kanë zili për atë që ai po bën. Akuzat ndaj tij nuk thonë ndonjë gjë të re. Ato vërtiten rreth faktit që Lulzim Basha ka gënjyer në fushatë elektorale, që po betonizon parkun e Liqenit dhe që ka marrë ryshfet për të dhënë lejen. Ndërsa Basha i ka reduktuar gjithë kritikat tek ajo që sipas tij është zili e kundërshtarëve, që nuk po e bëjnë vetë këtë punë.
Akuza e parë nuk i shton ndonjë gjë profilit të Bashës. Në vitin e fundit si kryetar Bashkie në Tiranë, ai nuk ka mbajtur asnjë, po asnjë fare, prej premtimeve të fushatës. Prej tij s?kemi asnjë projekt që të mbajë emrin e tij, përveçse ka prishur dhe bllokuar projektin e ndërtimit modern tek sheshi ?Skënderbej?, dhe zëvendësimin e xhamisë moderne të Tiranës, projektuar nga danezët, me një xhami me gjashtë minare, që duket sikur do falet Lavdrim Muhaxheri. Kemi dhe një vizatim trami, të cilin më shpejt e vizatoi në fushatën elektorale se për katër vjet në Bashki. Në historinë e këtyre 24 viteve pluralizëm në Tiranë, ky do të hyjë në histori si kryebashkiaku më i paaftë dhe më pa ide që ka parë ky qytet, përfshi këtu dhe ata që së paku ndërtuan kioskat në Tiranë.
Akuza e dytë rreth betonizimit të Parkut të Liqenit po ashtu nuk sjell ndonjë gjë të re. Të njëjtën gjë ai ka bërë me këndin e lojërave tek Rruga e Elbasanit, të cilin po ashtu e ka dhënë për ndërtim. Është aq qesharak dhe shejtan- budalla në mbrojtjen që përpiqet të bëjë, sa kur akuzohet për ndërtime, thotë që ato po ndërtohen në toka private. A thua se ndërtimet e tjera në Tiranë janë ndërtuar në toka Bashkie. Gjithë Tirana është e privatëve dhe natyrisht që pallatet në toka private ndërtohen. Njerëzit nuk po ankohen për pronësinë e tokës, por zënien e frymës, betonizimin, zhdukjen e gjelbërimit dhe kthimin e Parkut të Liqenit, të vetmes zonë relaksuese në Tiranë, në një hapësirë betoni.
Edhe akuza e ryshfetit nuk shton ndonjë gjë. Ndryshe nga gjithë kryebashkiakët e tjerë në Tiranë, Basha është i vetmi që ia ka besuar ryshfetet, njeriut të familjes së vet. Ai e ka kthyer Bashkinë në një qendër nepotizmi dhe ka vënë në funksion të familjes së vet gjithë shërbimet mbështetëse të qytetit. Romët e Tiranës punojnë për të mbledhur kanoçe për Kunatin, i cili i riciklon; panairet dhe eventet i bën agjencia e Kunatit; pastrimin e qytetit e menaxhojnë njerëz të tij; furnizimi bëhet thuajse tek i njëjta kompani për çdo blerje, etj. Pra, ky është i vetmi kryebashkiak, që jo vetëm i lexohet dhe i hetohet ryshfeti publikisht, por që ka frikë të ketë partner përtej Familjes në korrupsion dhe e ka centralizuar dhe ryshfetin.
E vetmja gjë serioze që vërejta në reagimin e tij, ishte fakti se ai e perceptonte reagimin e kundërshtarëve politikë si zili që ky do bëjë ndonjë lek tek Liqeni. Përfytyrimi i tij për atë vendimmarrje të shëmtuar vërtitet thjesht rreth parasë. Ai e shikon betejën pro dhe kundër ndërtimit të atij pallati, si një zili pro dhe kundër lekëve që janë paguar nën dorë. Ai nuk kundërshton akuzat për korrupsion, nuk flet për transparencë, nuk flet për standarde mjedisi apo plane urbanistike, por vetëm për ?zili? lekësh.
Në këtë pikë, Basha tregon një lloj pavarësie dhe një qartësi për të punuar vetëm për vete. Ai është duke i parë këto muaj që i kanë mbetur si muaj ku mund të bëjë ca lekë për të përballuar opozitën e gjatë që e pret përpara dhe po vazhdon punën e tij. Mos i kërkoni të mbajë premtimet se nuk e ka bërë më parë këtë punë. As mos i kërkoni standarde mjedisore apo transparencë financiare. Është thjesht duke e parë këtë mandat si një shans që i ka rënë të bëjë ca para dhe po i bën. Ai e shikon reagimin e qeverisë si xhelozi për lekë, reagimin e TV Klanit, si shqetësim për mos-shitje të pallatit të Sandrit, reagimin e shoqërisë civile si gjobëvënie, reagimin e medias si të paguar? Për atë nuk ekzistojnë standarde, nuk ekzistojnë parime apo ballafaqime me çfarë ka premtuar. Për të ekziston një shans për të bërë lekë dhe ca njerëz të mërzitur nga kjo gjë. Ky është mendimi i tij për gjithë ne që po flasim. Ai nuk na shikon si njerëz të mërzitur që po humbasim Liqenin, por si njerëz të mërzitur, që nuk po fitojmë gjë nga leja që ai ka dhënë për të ndërtuar një përbindësh tek Liqeni. Nuk ka gjë për t?u habitur. Kështu na ka parë gjithmonë. Së paku është i sinqertë dhe e thotë përse i duhej ajo karrige, për të cilën bëri kurban zgjedhjet e lira në Tiranë dhe një dash fatkeq.
Ndoshta duket qesharake ose e pabesueshme, por deputeti soci...
Partia Socialiste dhe Bashkia e Tiranës vijojnë akuzat në di...
Qeveria shqiptare, do ndihmoje kurdet ne Irak me municione. ...
Kryetari i Partisë Demokratike ka dalë sërish në krah të Pre...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në “Facebook” deklaratën ...
Deklaratë e kryetares së Gruas Demokrate, Albana VokshiSkand...
Deklaratë deputetit te PD, Oerd BylykbashiSkandali i Sarandë...
NGA Igli CaraDeputet i PD-së, anëtar i Komisionit të Ekonomi...
Ish-kreu i PS ne Korce, Muharem Meko, nje nga njerzit me rep...
Por ndërsa video e skandalit seksual të një aktivisti të Koç...
Nga Sali BERISHANgjarja e Sarandes ka tronditur thelle çdo q...
Deputetja e Partise Demokratike dhe ish- Ministre e Integrim...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjet...
Deputeti i Partise Socialiste Koco Kokedhima, dje ne mbremje...
Deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau, ka akuzuar...
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar per skandalin e sekretar...
Deklaratë e deputetit Arben Ristani ku i kërkohet policisë d...
Ish-kreu i qeverise Sali Berisha ka komentuar ne rrjetin soc...
Deklaratë e deputetit te PD, Genc PolloNdërkohë që shpresonj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...