Fajdet pushtojne biznesin
Biznesi i bën apel qeverise qe te marre masat e duhura ne më...
Qeveria shqiptare ka paraqitur në Kuvend për miratim me procedurë të përshpejtuar projektligjin që synon zgjidhjen me mirëkuptim të marrëvëshjes mes palës shqiptare dhe shoqërisë CEZ.
Sipas draftit të paraqitur, shoqëria CEZ, a.s., do t?ia transferojë aksionet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipërmarrje, falas (vlerë simbolike 1 euro).
Në pikën dy të draftit thuhet se CEZ Shpërndarje do t?i paguajë CEZ, a.s.-së shumën totale prej 87.1 milionë euro ose 94.9 milionë euro me interesa, shumë e cila do të paguhet në këste në periudhë kohore që shtrihet deri në vitin 2018. Vlera e konkluduar përfaqëson një shumë të argumentuar dhe të provuar mbi bazën e kontratave dhe të faturave që CEZ, a.s.-ja, dhe shoqëritë e tjera të CEZ Group kanë pasur me CEZ Shpërndarje, sh.a.,-në.
Konkretisht, kjo vlerë nuk përfaqëson ?kompensimin? e dëmeve ndaj shoqërisë CEZ, a.s., por detyrime të pastra kontraktore që kanë të bëjnë me kontrata kredie apo kontrata furnizimi mallrash e shërbimesh, faturat e të cilave janë njohur dhe janë pranuar rregullisht nga CEZ Shpërndarje, sh.a.-ja, dhe madje dhe kanë vazhduar të paguhen në mënyrë të pjesshme edhe pas kalimit të shoqërisë në administrim të përkohshëm pas datës 23 janar 2014 deri në maj 2014.
Aksionet e shoqërisë kalojnë falas duke mos njohur pretendimin e CEZ, a.s.-së, për vlerën fillestare të privatizimit prej 102 milionë euro, si dhe vlera e rivlerësuar prej rreth 11 milionë euro, për faktin se shoqëria çele, edhe sipas vlerësimeve të auditeve të pavaruara ka një vlerë tregtare negative.
Kushtet kryesore të kësaj marrëveshje janë si më poshtë:
Shoqëria CEZ, a.s., do t?ia transferojë aksionet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipërmarrje, falas (vlerë simbolike 1 euro).
CEZ Shpërndarje do t?i paguajë CEZ, a.s.-së shumën totale prej 87.1 milionë euro ose 94.9 milionë euro me interesa, shumë e cila do të paguhet në këste në periudhë kohore që shtrihet deri në vitin 2018.
Vlera e konkluduar përfaqëson një shumë të argumentuar dhe të provuar mbi bazën e kontratave dhe të faturave që CEZ, a.s.-ja, dhe shoqëritë e tjera të CEZ Group kanë pasur me CEZ Shpërndarje, sh.a.,-në.
Konkretisht, kjo vlerë nuk përfaqëson ?kompensimin? e dëmeve ndaj shoqërisë CEZ, a.s., por detyrime të pastra kontraktore që kanë të bëjnë me kontrata kredie apo kontrata furnizimi mallrash e shërbimesh, faturat e të cilave janë njohur dhe janë pranuar rregullisht nga CEZ Shpërndarje, sh.a.-ja, dhe madje dhe kanë vazhduar të paguhen në mënyrë të pjesshme edhe pas kalimit të shoqërisë në administrim të përkohshëm pas datës 23 janar 2014 deri në maj 2014.
Aksionet e shoqërisë kalojnë falas duke mos njohur pretendimin e CEZ, a.s.-së, për vlerën fillestare të privatizimit prej 102 milionë euro, si dhe vlera e rivlerësuar prej rreth 11 milionë euro, për faktin se shoqëria çele, edhe sipas vlerësimeve të auditeve të pavaruara ka një vlerë tregtare negative.
Sikurse do të evidentohet nga aneksi nr.1 i marrëveshjes, ku detajohen detyrimet dhe sqarohet baza e lindjes së tyre, rezulton, si më poshtë:
1. Shuma prej 36.9 milionë euro përfaqëson vlerën e kredisë së disbursuar nga Banka Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim dhe IFC-ja mbi bazën e kontratave të lidhura nga CEZ Shpërndarje në periudhën 30 qershor 2011 dhe 1 korrik 2011.
2. Shuma prej 17.4 milionë euro përfaqëson vlerën e kredisë së disbursuar nga disa marrëveshje Overdraft me banka të nivelit të dytë në Shqipëri.
3. Shuma prej 1 milion euro përfaqëson vlerën e huasë që CEZ a.s.-ja, i ka dhënë CEZ Shpërndarje, sh.a.-së, në bazë të marrëveshjes së lehtësimit të huasë nr.2012/3, ndërmjet CEZ Shpërndarje dhe CEZ në 1 qershor 2012, amenduar me amendamentin nr.1, datë 26 nëntor 2012.
4. Shuma prej 0.6 milion euro përfaqëson vlerën e detyrimit të CEZ Shpërndarje ndaj shoqërisë CEZ Logistika Rumani për furnizimin e transformatorëve sipas parashikimeve të kontratës së blerjes, në datën 19 tetor 2011, për furnizimin e transformatorëve të shpërndarjes.
5. Shuma prej 25.1 milionë euro përfaqëson detyrimet e CEZ Shpërndarje ndaj shoqërisë CEZ, a.s., dhe CEZ Trade Albania, për energjinë elektrike të lëvruar nga këto të fundit për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes.
6. Shumat prej 6.1 milionë euro dhe 528.000 euro përfaqësojnë detyrimet që CEZ Shpërndarje i ka pasur shoqërisë CEZ Albania, tashmë e njohur me emrin Share Services Albania për shërbimet e ofruara në vazhdimësi sipas marrëveshjeve përkatëse të nënshkruara duke filluar nga viti 2009. Miratimi i marrëveshjes së mirëkuptimit dhe zgjidhja e statusit juridik të shoqërisë CEZ Shpërndarje që vazhdon të funksionojë në një situatë të paqartë juridike e cila vështirëson veprimtarinë e saj, pritet t?i hapë rrugë investimeve nga ana e Bankës Botërore, BERZH-it, KFW-së dhe IFC-së të cilat mirëprisnin zgjidhjen me mirëkuptim të kësaj çështjeje përpara se të investojnë në sektorin e shpërndarjes. Sipas diskutimeve të deritanishme, zgjidhja me mirëkuptim hapi rrugën që këto institucione financiare të parashikojnë një paketë investimesh në sektorin e energjisë, prej rreth 200 milionë USD, që do të disbursohet në 4 vite.
7. Përfundimi me sukses i negociimit dhe arritja e marrëveshjes për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjes kanë një rëndësi të veçantë për Republikën e Shqipërisë në disa aspekte:
i) Për sektorin e energjisë elektrike siç vihet në dukje në progres raportin e Bashkimit Evropian të tetorit 2013;
ii)Për financat publike duke pasur parasysh impaktin negativ që do kishte një vendim arbitrazhi i disfavorshëm për Republikën e Shqipërisë;
iii) Për imazhin e Republikës së Shqipërisë si një mjedis i favorshëm për investimet e huaja. Vendimi nr.969, datë 25.10.2013, i Këshillit të Ministrave, parashikon se pas përfundimit të negociimit, marrëveshja e mundshme, që do të dalë nga ky proces negociimi, do të paraqitet për miratim në Këshillin e Ministrave. Gjithashtu, duke qenë se marrëveshja e mirëkuptimit parashikon transferimin e 76% të aksioneve nga CEZ, a.s.-ja te Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, miratimi i saj duhet të bëhet me ligj, pasi ka implikime direkte me detyrimet e parashikuara në ligjin nr.10116, datë 23.4.2009, i cili ka miratuar kontratën e shitjes së 76% të aksioneve të OSSH shoqërisë CEZ, a.s. Për më tepër, kjo marrëveshje parashikon edhe detyrimin e CEZ, a.s.-së për të hequr dorë nga çdo pretendim i mëtejshëm për rimbursime të TVSH-së dhe detyrime të tjera financiare.
Gjithashtu, pr/ligji ngarkon Këshillin e Ministrave për ristrukturimin e shoqërisë së shpërndarjes nisur nga fakti se statusi aktual i administrimit të përkohshëm të shoqërisë nën mbikëqyrjen e ERE-s, si një instrument ligjor i përkohshëm, krijoi një boshllëk të madh në drejtimin, llogaridhënien dhe miradministrimin e saj.
Gjatë këtij administrimi, duke mos pasur zotërimin e aksioneve të shoqërisë, u ndalua kryerja e investimeve, faktor i cili rëndoi gjendjen teknike të rrjetit të shpërndarjes, përkeqësimin e gjendjes financiare dhe, për rrjedhojë, cilësinë e furnizimit me energji të konsumatorëve. Por, me rikthimin e aksioneve të zotëruara nga CEZ, a.s.-ja, pronësia e shpërndarjes tashmë kalon 100 % shtetërore, duke krijuar mundësitë e organizimit normal të mirëfunksionimit ligjor dhe tekniko-ekonomik të kompanisë.
Biznesi i bën apel qeverise qe te marre masat e duhura ne më...
Blackphone, ose siç njihet ndryshe – telefoni më i sigurt An...
Kina sinjalizoi se do të blejë bonot e Greqisë kur Athina të...
Kështu, i sëmuri i madh i Europës shpëtoi sipërmarrjen dhe s...
“Fshije, në rast se e lexon”.Kështu shkruhej në fund të e- m...
Ha-Joon Chang*Ekonomia është politikë dhe ajo kurrë nuk mund...
Prodhuesi i dytë i naftës në OPEC, Iraku prodhon më shumë se...
Christine Lagarde ka pranuar nënvlerësimin e bërë ndaj ringr...
John CassidyNë rast se ju ka shpëtuar – dhe ka shumë gjasa t...
Libri i tij mbi historinë e pabarazive në vendet e industria...
Në tremujorin e parë të vitit 2014, indeksi i kushtimit në n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot një ...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendos të ulë nor...
Përtej optimizmit për ringritjen e ekonomisë, një raport i f...
Banka Botërore konsideron se rritja ekonomike e Shqipërisë v...
Në javën e parë në libraritë amerikane, “Kapitali në shekull...
Sa shumë merrni vesh nga paratë? Për ta ditur, provoni t’u p...
ATHINË- Prodhimi i përgjithshëm Bruto (PPB) i Greqisë në tre...
Bashkia Korçë në kuadrin e programit “Qyteti mbështet të rin...
Ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani, në ditën e tre...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...