web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Vllaznia prezanton trajnerin e ri

30 Tetor 2023, 11:12, Sport CNA

Qatip Osmani është trajneri më i ri i Vllaznisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi shkodran, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 

Osmani do të pasojë në stolin e kuqebluve Migen Memellin, i cili u shkarkua për mungesë rezultatesh. 

Ish-timonieri i Shkëndijës së Tetovës ka zhvilluar ditën e sotme edhe stërvitjen e parë me kuqeblutë, ndërsa është prezantuar edhe para lojtarëve. Bashkë me Osmanin në staf do të jenë edhe Bashkim Ljivoreka, i cili do të jetë zëvendëstrajner.

NJOFTIMI: 

Klubi i Futbollit Vllaznia dêshiron të informojë opinionin publik se trajneri i ri i ekipit tê parë të Vllaznisë do të jetë z. Qatip Osmani. Ai vjen te skuadra jonë pas një karriere të suksesshme tek Shkêndija e Tetovës me të cilën ka fituar 5 trofe. Bashkë me të, në stafin e Vllaznisê do të jetë edhe z. Bashkim Ljivoreka që do të ketë detyrën e zëvendêstrajnerit.
Mirë se erdhët në familjen kuqeblu profesor Qatipi dhe Bashkimi!





Lajmet e fundit nga