web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Tirana "pa frena" në merkato, firmos afrimi i tetë në merkato

2 Korrik 2023, 21:43, Sport CNA

ZYRTARE/ Tirana "pa frena" në merkato, firmos afrimi i tetë

Erjon Hoxhallari është futbollisti më i ri i Tiranës. Lajmi i cili qarkullonte prej kohësh teksa mungonte vetëm zyrtarizimi. Por tani s’ka më dyshime, Tirana njofton zyrtarisht rikthimin në shtëpi të Hoxhallarit.

Bardheblutë blindojnë kështu repartin defansiv me 27-vjeçarin i cili mund të luaj si qendërmbrojtës por edhe si i majtë. Kjo është ndoshta goditja më e madhe e merkatos në Superiore. Hoxhallari ka fituar gjithçka me bardheblutë madje edhe si kapiten dhe tani rikthehet për të dërguar sërish Tiranën te rruga e lavdisë. Me afrimin e Hoxhallarit, Tirana do të mbyllë përfundimisht merkaton e verës.

Drejtuesit kanë ndërhyrë në çdo repart duke fillua me portën ku Gentian Selmani zëvëndësoi Visar Bekajn ndërsa në mbrojtje vjen një repart i tërë: Albi Doka, Erhun Obanor, Hoxhallari dhe Gledi Mici. Mesfusha u përforcua me Fjoart Jonuzin ndërsa në sulm Latifi me Kaina Nunes.





Lajmet e fundit nga