web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Kontratë 4-vjeçare, mesfushori shqiptar prezantohet te skuadra e Bundesligës (FOTO+VIDEO)

28 Korrik 2022, 11:43, Sport CNA

Tashmë është zyrtare, Elvis Rexhbecaj nis një aventurë të re në karrierën e tij!

Mesfushori me origjinë shqiptare ka vijuar karrierën e tij sërish në Bundesliga teksa është prezantuar te skuadra bavareze e Augsburgut. Këtë lajm e ka bërë vetë me dije klubi gjerman me anë të një komunikate në sajtin e saj teksa i ka uruar mirëseardhjen 24-vjeçarit.

Mesfushori lë kështu Volfsburgun për të kaluar në radhët e Augsburgut teksa ka hedhur dhe “të zezën në të bardhë” në kontratën e tij për një periudhë 4-vjeçare dhe do ta mbajë të lidhur në Bavari deri në 30 qershor 2026.

Sezonin e kaluar, 24-vjeçari ishte i huazuar te skuadra e Bohumit, teksa në Bundesligë regjistroi 32 aktivizime, por pa mundur dot të shënojë dhe asistojë.

Më parë përveç Volfsburgut dhe Bohumit, Elvis Rexhbecaj ka qenë pjesë edhe e Këlnit.







Lajmet e fundit nga