web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Flamurtari merr vendimin për trajnerin Agostinelli

19 Dhjetor 2024, 13:00, Sport CNA

ZYRTARE/ Flamurtari merr vendimin për trajnerin Agostinelli

Andrea Agostinelli do të vazhdojë të jetë në drejtimin e Flamurtarit. Trajnerit i është komunikuar besimi nga klubi, ndërsa po përgatiten për lëvizjet që do të bëjnë në merkato.

Barazimi i fundit ndaj Apolonisë, ngriti dyshime për të ardhmen e teknikut italian, kjo edhe për shkak të ultimatumit të klubit, që kërkonte 6 pikë në dy ndeshje.

Megjithatë te Flamurtari besojnë ende tek Agostinelli, ndërsa nuk do të ketë shkarkim. Aktualisht Flamurtari mban vendin e tretë në renditjen e Kategorisë së Parë, me 36 pikë, 4 pikë më pak se Vora kryesuese.





Lajmet e fundit nga