web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ 3 ish-lojtarë të Tiranës në të njëtin ekip, Toli dhe Seferi prezantohen te...

23 Gusht 2022, 13:21, Sport CNA

Ardit Toli dhe Taulant Seferi janë prezantuar te Vorskla Poltava në Ukrainë. Paçka sulmit rus në këtë vend, Federata e Ukrainës ka vendosur që sot të nisë sezoni i ri i futbollit.

Vorskla luan sot kundër Zorya në transfertë në 14:00, me klubin nga Ukraina që ka prezantuar Tolin dhe Seferin. Të dy lojtarët lanë Tiranën, ku u shpallën kampion sezonin e shkuar.

Bashkë me ta te Vorskla do luajë edhe Totre, me treshen e Tiranës që tanimë rrezikojnë të luajnë mes luftës. Seferi dhe Totre i sollën afro 650 mijë euro të ardhura Tiranës.

Kujtojmë se gara në Ukrainë do zhvillohet në qytetet perëndimore në kufi me Poloninë dhe në rast të sulmeve ajrore, lojtarët dhe stafet do futen në strehimet e sigurisë. Ndeshjet zhvillohen pa tifozë.





Lajmet e fundit nga