Ndeshje “shterpë” në Kamëz, Kastrioti dhe Tirana ndajnë pikët
Është mbyllur në barazim pa gola takimi mes Kastriotit dhe T...
Egnatia ka mposhtur 3-0 Vllazninë, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Abissnet Superiore.
Rrogozhinasit u shfaqën dominues në shumicën e kohës dhe ia dolën të shënojnë tre herë me Delarzh në minutën e 22, Musta në minutën e 24 dhe Camaj në mimutën e 57.
Me këtë fitore, Egnatia shkon në kuotën e 6 pikëve, po aq sa edhe Vllaznia.
EGNATIA-VLLAZNIA 3-0
22′ Delarzh, 24′ Musta, 57′ Camaj
KOMENTI LIVE:
90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Egnatias.
90’+2’ Juriç ndëshkohet me karton të verdhë.
89’ Mihana ka mundësinë që të thellojë shifrat teksa shfaqet i vetëm para Zogoviç, por fluturon sferën mbi traversë.
89’ Selita merr vendin e Mustës i cili largohet nga fusha mes duartrokitjeve.
86’ Shkodranët kanë iniciativën në minutat e fundit, por nuk gjejnë mënyrën për të hyrë në zonë dhe për t’u shfaqur rrezikshëm para Sherrit.
82’ Kacbufi ndëshkohet me karton të verdhë.
81’ Hyseni merr vendin e Zejnullait te Egnatia ndërsa Delaj hyn në vend të Malës në këto minuta te shkodranët.
73’ Gjuajtje e fortë e Malës i cili tenton të zgjojë ekipin e tij, por sfera nuk gjen katërkëndorin e Sherrit.
69’ Aralica merr vendin e Kainës në radhët e shkodranëve.
68’ Top në thellësi për Delarxh, del Zogoviç dhe kontrollon sferën.
57’ GOOOL EGNATIA! Harkim perfekt i Fernando nga e djathta, Camaj me kokë tund rrjetën e Zogoviç.
55’ Vllaznia u shfaq më kërkuese në minutat e parë të pjesës, por pak nga pak i lëshoi përsëri kontrollin e lojës rrogozhinasve.
51’ Gjuajtje parabël e Zejnullait nga jashtë zonës, Zogoviç me vështirësi devijon sferën mbi traversë.
46’ Nis pjesa e dytë me katër zëvendësime. Xhekosn dhe BamBam dalin nga fusha duke u zëvendësuar nga Mihana dhe Camaj, ndërsa te Vllaznia largohen Heriç e Hoxhaj për t’i bërë vend Vulajt e Krujës.
45’+4’ Mbyllet me shifrat 2-0 për Egnatian pjesa e parë.
45’+1’ Goditje dënimi interesante në krahun e djathtë për Vllazninë, por Heriç gabon gjithçka me harkimin e tij duke fluturuar sferën direkt jashtë.
41’ Top në thellësi i Delarzh për BamBam, por ky i fundit nuk arrin sferën që të devijojë drejt portës.
38’ Zëvendësim i detyrueshëm te Vllaznia me Alivodën i cili merr vendin e Boshnjakut të dëmtuar.
34’ Kontroll i gjatë i topit i Egnatias e cila ka ulur pak ritmin në këto minuta dhe po mendon që të administrojë rezultatin.
28’ Goditja e dyfishtë është shumë e rëndë për Vllazninë që tashmë humb topin lehtësisht në sulm dhe lë shumë hapësira mbrapa, duke i dhënë mundësinë vendasve të kundërsulmojnë.
24’ GOOOL EGNATIA! Tjetër aksion i shpejtë i rrogozhinasve që finalizohet me anë të Mustës. Kërkohet ndërhyrja e VAR për një pozicion jashtë loje, pasi goli fillimisht u anulua dhe në fund sinjalizohet se është gol i vlefshëm. 2-0
22’ GOOOL EGNATIA! Musta niset nga gjysmëfusha e tij dhe kalon këdo që i del përpara, ndërsa më pas pason topin te Delarxh i cili nuk gabon. 1-0.
20’ Xhekson në krahun e majtë arrin të nisë një harkim interesant në shtyllën e parë, por Juri? ia del të largojë sferën.
18’ Gurishta tenton të shpërthejë në krahun e djathtë, por Musta vjen me shpejtësi dhe i largon topin, duke fituar edhe një faull.
10’ Pak hapësira për të rrezikuar, skuadrat ndalojnë edhe me faulle të shpeshtë aksionet e kundërshtarëve.
5’ Jonuzi tenton nga distanca, gjuajtja nuk është e fortë sa për të shqetësuar Sherrin.
4’ Goditje dënimi e Heriç nga e djathta, topi i harkuar në zonë largohet me vështirësi nga mbrojtja vendase.
1’ Nis dueli në stadiumin e Rrogozhinës.
EGNATIA – Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota; Fangaj, Zejnullai, Fernando, Xhekson, Musta; Delarzh, BamBam. Trajner: Edlir Tetova.
VLLAZNIA – Zogoviç; Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli; Jonuzi, Boshnjaku, Heriç; Mala, Kaina Nunjesh, A. Hoxhaj. Trajner: Mirel Josa.
Arbitër kryesor – Kreshnik Cjapi (Fier)
Asistent i parë – Ilir Tartaraj (Fier)
Asistent i dytë – Orgest Grabova (Fier)
Arbitër i katërt – Dorjan Maletaj (Tropojë)
Është mbyllur në barazim pa gola takimi mes Kastriotit dhe T...
Skënder Gega nuk është më trajneri i Kukësit dhe këtë vendim...
Merr fund shumë më shpejt se sa mendohej aventura e dytë e S...
Trevor Sinclair bëri një postim ironizues për vdekjen e Mbre...
Kategoria e Parë do të luajë javën e saj të dytë, ku në të c...
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Egnatias dhe Vllazn...
Është mbyllur në barazim pa gola, pjesa e parë në sfidën mes...
Do të jetë një nëntor i zjarrtë për kombëtaren Shqiptare. Sh...
Ndriçim Shtubina ka folur para ndeshjes Egnatia – Vllaznia. ...
Do të startojë në orën 15:00, në stadiumin e qytetit të Kamz...
Graham Potter kla nisur menjëherë me stëvitjen e Chelsea për...
Do të startojë në orën 15:00, në stadiumin “Arena Egnatia”, ...
Kategoria e Parë do të zhvillojë sotë 6 përballjet e javës s...
Federata e Futbollit të Bosnje-Hercegovinë ka njoftuar se do...
Tirana po arrinë të bëjë mirë dhe në merkato. Këtë gjë po e ...
Mauro Ikardi u transferua në mënyrë surprizë nga PSG-ja te G...
Nedim Bajrami ishte një nga lojtarët më të kërkuar te skuadr...
Gjashtë javë janë pak për të dhënë indikacione përfundimtare...
Java e 4 e Superligës në ekranet e të gjithë shqiptarëve nga...
Gleison Bremer bëri këtë verë hapin e parë të madh të karrie...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...