web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vllaznia mposht Kastriotin, por loja e shkodranëve nuk bind

18 Shtator 2022, 19:43, Sport CNA
Vllaznia mposht Kastriotin, por loja e shkodranëve nuk bind
Vllaznia

Një gol i Ardit Hoxhajt në minutën e parë të takimit i ka dhuruar fitoren Vllaznisë përballë Kastriotit. Shkodranët kanë luajtur më mirë, por nuk kanë arritur të gjejnë golin e sigurisë.

Kanë reaguar edhe miqtë nga Kruja, por pa arritur që të rrezikojnë seriozisht portën e Zogoviçit. Vllaznia rikthehet te fitorja, ndërsa Kastrioti mposhtet pas 3 rezultateve pozitive radhazi.

Vllaznia-Kastrioti 1-0 (Hoxhaj 1’)

90’ Akordohen 4 minuta shtesë

88’ Ka rënë ritmi në Shkodër. Vendasit mundohen të ruajnë avantazhin minimal, ndërsa miqtë nuk kanë fuqi që të rrezikojnë portën e Vllaznisë

82’ Rinis loja. Kruja zë vendin e Alivodës, që largohet nga fusha i dëmtuar

80’ Loja ndalet për disa minuta për shkak të dëmtimit të Alivodës

75’ Hakaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj gjyqtares Rusta

68’ Mundësi e mirë për miqtë, por goditja me kokë përfundon jashtë

67’ Goditje dënimi për Kastriotin. Stojanoviç godet, por Zogoviç grushton në këndore gjuajtjen e mbrojtësit krutan

65’ Lojë e bukur dhe me ritëm në “Loro Boriçi”. Skuadrat janë hapur dhe kërkojnë golin, por mungojnë rastet e pastra në portat respektive

59’ Aksion i gjatë i Vllaznisë, që finalizohet nga Hoxhaj, por goditja e sulmuesit është larg portës

56’ Mala provon nga distanca, por Sali është në pozicion

55’ Vllaznia qëndron në sulm. Shkodranët godasin 3 herë radhazi nga këndi dhe në një rast krutanët rrezikojnë autogolin

53’ Goditje dënimi për Vllazninë në hyrje të zonës së Kastriotit. Provon Marku, por reagon në mënyrë të shkëlqyer Sali që grushton në këndore

49’ Provon Mala nga distanca, por gjuajtja e tij është shumë larg kuadratit

48’ Kastrioti ka nisur me tjetër ritëm pjesën e dytë dhe shtyn përpara në kërkim ë golit të barazimit

46’ Nis pjesa e dytë në Shkodër

Ndeshja do të nisë me disa minuta vonesë sepse ka probleme me ndriçimin në Loro Boriçi

45’ Mbyllet pa asnjë minutë shtesë pjesa e parë në “Loro Boriçi”. Një gol i Hoxhaj që në minutën e parë ka vulosur fraksionin e parë të lojës. Vllaznia ka dominuar pjesën e parë dhe i është afruar edhe golit të dytë me Heriç

44’ Mundohet edhe Kastrioti që të reagojë, por porta e Zogoviç vazhdon të jetë e paprekur

39’ Minuta të mira për Vllaznisë, që ka zhvendosur lojën në gjysmëfushën e Kastriotit.

37’ Aksion i gjatë i Vllaznisë, por Jonuzi nuk arrin që të zotërojë një top në zonë, që mund të kthehej në një rrezik serioz për Salin

34’ Mrekulli e Salit. Portieri i Kastriotit bën një superpritje pas goditjes së fortë të Heric nga distanca. Topi shkonte drejt trekëndëshit, por Sali fluturon

32’ Ekipet provojnë të kapin njëri-tjetrin në befasi me kundërsulme të shpejta. Ekipet lejojnë disa hapësira, por askush nuk i konkretizon rastet

25’ Mundësi e mirë për Kastriotin. Greca godet me kokë nga brenda zonës por gjuajtja e tij kalon ngjitur me shtyllën

20’ Mala shkëputet bukur në të djathtë të sulmit të Vllaznisë, kroson në zonë, por nuk gjen asnjë nga shokët e ekipit

18’ Kastrioti ka kaluar ngërçin e minutave të para dhe sheh më shumë në drejtim të sulmit. Miqtë gjuajnë 2 goditje nga këndi radhazi, por nuk arrijnë që të rrezikojnë në zonën e Vllaznisë

14’ Heriç provon nga distanca, por gjuajtja e tij është larg portës së mbrojtur nga Sali

13’ Karakaçi merr kartonin e parë të verdhë të sfidës, pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Hakaj

9’ Provon Greca nga distanca, por gjuajtja e tij është larg kuadratit

7’ Goli i shpejtë i ka shokuar krutanët, që nuk po arrijnë të reagojnë. Vllaznia është më kërkuese në këto minuta të para dhe kërkon që të shfrytëzojë avantazhin për të shënuar golin e dytë

1’ GOOOOOOOL Shënon Vllaznia me Hoxhaj. Festë në Loro Boriçi. vendasit ndëshkojnë krutanët që nga tuneli

1’ Starton ndeshja në “Loro Boriçi”

Pas humbjes së thellë ndaj Egnatias javën e kaluar, Vllaznia kërkon të bëjë kthesën, duke synuar fitoren në sfidën e sotme shtëpiake kundër Kastriotit. Miqtë kanë marrë tre rezultate pozitive në tre javët e fundit dhe sot në Shkodër synojnë të vazhdojnë këtë seri pozitive.

Gjyqtare kryesore e takimit do të jetë Emanuela Rusta, që debuton këtë sezon në Superiore si arbitre kryesore.





Lajmet e fundit nga