web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Uzuni bën heroin, sulmuesi i Kombëtares shënon dy herë dhe i jep tri pikët Granadës

17 Shtator 2022, 20:32, Sport CNA

Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë në La Liga 2, ku kësaj radhe ka arritur të gjejë dy herë rrugën e rrjetës përballë skuadrës së Mirandes.

Në minutën e 44-t, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, pas një topi të dhënë nga Kajehon, me anë të një gjuajtjeje nga distanca gjeti rrjetën për të kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Në minutën e 75’, sulmuesi i Kombëtares pas një tjetër topi të dhënë nga Kajehon, për të gjetur golin e dytë dhe për të kaluar për herë të dytë në avantazh skuadrën e tij.

6 gola në 6 ndeshje të luajtura këtë sezon për Uzunin, i cili duket gati për ndeshjet e Kombëtares, ku është thirrur së fundmi nga Edi Reja.

Me këtë fitore, Granada ruan vendin e parë në renditje të La Liga 2, e cila kërkon të rikthehet dhe njëherë në elitën e futbollit spanjoll, me sulmuesin shqiptar që vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë i ligës.





Lajmet e fundit nga