web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendos gafa e portierit, Vllaznia merr fitoren e pestë radhazi

20 Janar 2024, 15:28, Sport CNA

Vllaznia mori fitoren e pestë radhazi në kampionat, teksa mposhti minimalisht Erzenin, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të në Superiore.

Ndeshja u vendos nga një gafë e portierit të shijakasve, në minutën e 88-të. Pas një goditje këndi, Bruno Puja nuk e kontrollon mirë topin, që i bie nga duart dhe kjo shfrytëzohet nga Stojanovic, që shënoi golin e vetëm të takimit.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, ndonëse të dyja ekipet kishin rastet e tyre. Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e tretë me 32 pikë, ndërsa Erzeni mbetet në vendin e tetë me 22 pikë.





Lajmet e fundit nga