web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U turpërua nga Napoli, Klop: Nuk kam frikë, por edhe mund të… shkarkohem

9 Shtator 2022, 10:33, Sport CNA

Jyrgen Klop u ka kërkuar falje tifozëve të Liverpulit pas humbjes turpëruese 4-1 me Napolin, ndërsa trajneri gjerman i është përgjigjur edhe pyetjes së gazetarëve nëse ka frikë nga një shkarkim pas asaj që ndodhi me Tomas Tuhelin te Çelsi.

“Ishte një udhëtim i gjatë nga Liverpuli në Napoli. Ishte një mbrëmje shumë zhgënjyese, kështu që më duhet t’u them më falni tifozëve. A kam frikë nga shkarkimi? Jo, me të vërtetë, por kush e di? Ka lloje të ndryshme pronarësh. Tanët janë të qetë dhe presin nga unë që ta zgjidh situatën dhe nuk presin që ta bëjë dikush tjetër. Kështu e kanë parë gjithnjë, dhe në ditën që do të ndryshojnë mendje mund ta ma thonë”, u shpreh gjermani.

Liverpuli do të presë në shtëpi Uolvërhemptonin në sfidën e radhës dhe “Reds”-at i kanë detyrim tri pikët.





Lajmet e fundit nga