web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U afrua me bujë te Roma, futbollisti dëmtohet rëndë dhe rrezikon Botërorin

22 Gusht 2022, 10:34, Sport CNA
U afrua me bujë te Roma, futbollisti dëmtohet rëndë dhe
Gini Wijnaldum ne stervitje me Romen

Georginio Wijnaldum ishte një nga afrimet e bujshme te Roma, në këtë merkato vere.

Megjithatë, aventura e mesfushorit, ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ditën e diel, holandezi ka pësuar një dëmtim të rëndë në stërvitje dhe bëhet fjalë për një frakturë në këmbën e tij të djathtë.

Lojtari do t'i nënshtrohet një operacioni në orët e ardhshme dhe sipas raportimeve, pritet të qëndrojë jashtë fushave për 2 ose 3 muaj.

Në këtë mënyrë, Wijnaldum rrezikon edhe pjesëmarrjen në Botëror me Holandën, pasi kujtojmë se ky kompeticion nis në muajin nëntor.





Lajmet e fundit nga