web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Tronditet” Tirana, mbrojtësi mbyll sezonin

20 Shkurt 2025, 19:10, Sport CNA

“Tronditet” Tirana, mbrojtësi mbyll sezonin

Nuk kanë fund telashet për Tiranën. Skuadra bardheblu është përballur me vështirësi të mëdha këtë sezon, sa i përket rezultateve.

Megjithatë, kryeqytetasit duhet të përballen edhe me mungesa të rëndësishme. Qëndrim Ismajli ka mbyllur sezonin, për shkak të një dëmtimi të pësuar disa javë më parë.

Lojtari ka një krisje të kockës dhe analizat kanë treguar se gjendja nuk është nga më të mirat.

Futbollisti si fillim duhet të qëndrojë pushim, derisa t’i ngjitet kocka dhe më pas do të nisë stërvitjen. Kjo do të thotë se lojtari nuk kthehet në stërvitje para muajit maj ose qershor.





Lajmet e fundit nga