web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre lojtarë “braktisin” Italinë para ndeshjeve në Ligën e Kombeve

20 Shtator 2022, 22:50, Sport CNA
Tre lojtarë “braktisin” Italinë para ndeshjeve në
Kombëtarja e Italisë

Italia ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e saj të Ligës së Kombeve, ndaj Anglisë më 23 shtator në stadiumin “Giuseppe Meazza” në orën 20:45, dhe ndaj Hungarisë në Budapest, më 26 shtator në orën 20:45.

Së fundmi, kampionët e Europës në fuqi kanë humbur pjesë të rëndësishme të ekipit, teksa kanë “braktisur” kombëtaren për arsye dëmtimi, Marko Verrati, Mateo Politano dhe Lorenco Pelegrini.

Në mungesë të këtyre futbollistëve të rëndësishëm, Roberto Mançini ka thirrur tek “Axurrët”, tre futbollistë të tjerë: Salvatore Espozito të SPAL-it, Davide Fratezi të Sasuolos dhe Manolo Gabiadini të Sampdorias.

Të tre lojtarët do të mbërrijnë në “Koverçiano” në orët e ardhshme.





Lajmet e fundit nga