Roma triumfon me përmbysje, vjen fitorja e katërt radhazi
Roma është padyshim një nga skuadrat më në formë të moment...

Lazio u rikthye mes 4 ekipeve më të mira në Serimë A, falë një fitoreje dramatike 2-1 ndaj Milanit në San Siro. Goli vendimtar erdhi me një penallti të realizuar në minutat e fundit nga Pedro, duke i dhënë skuadrës së Baronit fitoren e shtatë në 11 ndeshjet e fundit në transfertë në kampionatin italian.
Lazio ishte më kërkuese në minutat e para duke vënë në vështirësi portierin Maignan. Sulmuesi i Lazios, Dia, pati dy raste të mira, por nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë. Isaksen provoi gjithashtu me një goditje që përfundoi jashtë.
Musah gaboi një top në mesfushë, por rikuperoi gjithçka në limitet e zonës. Pas këtyre rasteve, Milani nisi të reagonte, me Tijjani Reijnders që provoi me një gjuajtje të fortë, e cila u ndal nga portieri i Lazios, Ivan Provedel.
Megjithatë, Lazio vazhdoi të diktonte lojën dhe arriti të zhbllokonte rezultatin në minutën e 28-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Marusic lëshoi një gjuajtje të fortë, e cila u devijua nga Maignan, por topi përfundoi në këmbët e Mattia Zaccagni-t, i cili nuk e pati të vështirë ta shtynte në rrjetë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Samuel Gigot provoi me një gjuajtje të ndalur nga Maignan, ndërsa në anën tjetër, João Félix humbi një mundësi të mirë duke gjuajtur mbi traversë. Me kalimin e minutave, Milani filloi të ushtronte presion të vazhdueshëm në portën e Lazios, duke kërkuar me ngulm golin e barazimit.
Megjithatë, shpresat e Milanit për të përmbysur rezultatin morën një goditje të rëndë kur Strahinja Pavlovi? u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj Isaksen në minutën e 67-të. Ky moment i goditi rëndë kuqezinjtë, dhe pavarësisht përpjekjeve të tyre për të sulmuar, portieri Provedel nuk u vu në shumë vështirësi.
Conceicao hodhi në fushë disa lojtarë sulmues, një prej tyre, Chukwueze, arriti të shënonte me kokë pas një krosimi të Rafael Leão-s, duke e dërguar topin në rrjetë me ndihmën e traversës. Ky gol i dha shpresë Milanit, i cili nisi të kërkonte edhe golin e fitores.
Por, në momentin që dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, Lazio goditi me një kundërsulm të fundit. Isaksen u ndal në zonë nga Maignan, dhe pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari Gianluca Manganiello akordoi një penallti të cilën Pedro e ktheu në gol me shumë qetësi.
Fitorja dramatike e Lazios i ngjit ata në vendin e katërt, duke lënë pas Juventusin në një garë që premton të jetë emocionuese deri në fund për një vend në Champions League. Nga ana tjetër, Milani është tani nëntë pikë larg Lazios, një disavantazh i madh që i komplikon ndjeshëm ambiciet e tyre europiane.
Për më tepër, kjo ishte humbja e parë e Milanit në nëntë ndeshjet e fundit të Serie A në shtëpi dhe e treta radhazi në kampionat, një statistikë që nuk ishte regjistruar për kuqezinjtë që nga shkurti i vitit 2023. Ky rezultat vetëm sa e shton presionin mbi trajnerin e Milanit, Sergio Conceição, i cili duhet të gjejë një mënyrë për të nxjerrë skuadrën nga kjo krizë përpara se të jetë tepër vonë.
Roma është padyshim një nga skuadrat më në formë të moment...
Faza e tretë e Superiores uli siparin me dy ndeshjet e fun...
Teuta konfirmohet edhe një herë tjetër si macja e zezë për...
Dinamo shkatërroi Tiranën me shifrat e thella 4-1, në derb...
Barcelona regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në La Liga....
Tirana dhe Dinamo po barazojnë 1-1 mes tyre, në sfidën e j...
Java e 11-të e kampionatit të futbollit të vajzave u mbyll...
Skënderbeu triumfoi pastër me rezultatin 3-0 ndaj Bylisit ...
Skënderbeu po fiton 0-2 në transfertë ndaj Bylisit, në atë...
Nuk ka kohë për pushim për Bledar Dveollin. CNA.al, mëson ...
Armando Broja vazhdon të jetë tepër i përfolur në media. S...
Trajneri Alfred Allamani është larguar nga drejtimi i Kukë...
Real Madrid pësoi një humbje të hidhur në transfertë. “Los...
Napoli dhe Inter barazuan 1-1 mes tyre, në superfidën e ja...
Partizani regjistroi ndeshjen e gjashtë pa fitore në kampi...
Borussia Dortmund regjistroi fitoren e dytë radhazi në Bun...
Atalanta humbi një mundësi të artë për t’u ngjitur në krye...
Vora regjistroi fitoren e pestë radhazi në Kategorinë e Pa...
Vllaznia barazoi 2-2 me Laçin në transfertë, në ndeshjen e...
Vllaznia ka barazuar rezultatin në 2-2 ndaj Laçit, në pjes...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...