"E dërgojmë Shqipërinë lart", Sylvinho: Presidenti Duka pa dy cilësi te ne
Sylvinho është prezantuar sot si trajneri i ri i kombëtare...

Sylvinho është prezantuar sot si trajneri i ri i kombëtares shqiptare. 48-vjeçari brazilian, i cili luajti e fitoi trofe me skuadra si Barcelona dhe Arsenali, ka firmosur një kontratë 18-mujore me FSHF-në.
Ish-mbrojtësi i majtë zbuloi në konferencën për shtypin pse zgjodhi Shqipërinë dhe tregoi objektivat e tij në krye të kuqezinjve.
“Doja t’u falënderoja që jeni këtu. Jam i kënaqur. Puna e një trajneri është e vështirë, kurrë e thjeshtë. Duhet të bëjmë zgjedhje, herë fiton e herë jo. Falënderoj Rejën për punën e bërë, këta futbollistë, zemrën dhe pasionin.
Kemi dëshirë të sjellim rezultate pozitive për të dërguar kombëtaren në pozicionin e duhur. Këtë pashë kur takova presidentin për herë të parë. Edhe ai pa te ne urinë dhe dëshirën për të bërë mirë, për t’i dhënë vazhdimësi projektit.
Të gjithë flasin për zgjedhjet e trajnerit apo pozicionin e tij. FSHF më bindi të merrja përsipër këtë punë. Jemi të kënaqur, besoj do bëjmë një punë të mirë”.
“Taktika? Flitet shumë për skemën, për ‘3-5-2’ që ka përdoruar Reja, ka përdorur edhe ‘3-4-1-2’. Në futboll duhet të përfshihen të gjithë. Futbolli duhet të qëndrojë në zemrat dhe shpirtin e njerëzve, prandaj jemi këtu. Do të shohim më pas për skemat dhe modulet.
Futbolli ndryshon, gjithçka ndryshon në nivele të larta. Jemi këtu për të dhënë maksimumin, do të zgjedhim lojtarët që do japin maksimumin për këtë fanellë. Botërori la mesazhe të shumta: është taktikë, skema dhe module, por edhe sakrificë, djersë dhe mund.
Grupi është shumë i ekuilibruar, nuk do të jetë e thjeshtë për asnjë, por ne duam të kualifikohemi. Do punojmë fort dhe do luftojmë për të realizuar kualifikimin në Europian.
Kam parë 2-3 ndeshje të Shqipërisë. Kam punuar me Rey Manajn kur ishte pjesë e Interit. Po, e njihja kombëtaren, ka futbollistë të rëndësishëm dhe teknikisht të fortë.
Pas kësaj kontrate dhe këtij momenti, ne do të fillojmë punën e ndarë në dy pjesë: e para ka të bëjë me monitorimin e futbollistëve me stafin tim, më pas do ikim t’i shohim live në fushë.
Gjenerata është rritur, kemi futbollistë të rinj teknikisht shumë të fortë. Pika të forta për ne. U uroj të kthehen sa më shpejt Armando Broja dhe Keidi Bare.
Kam punuar 4 vjet si zv trajneri i Brazilit te Tite. Ne si staf përshtatemi, punojmë çdo ditë. Erdha këtu që t’i jap vazhdimësi punës së trajnerit Reja. Normalisht do përfshijmë edhe mentalitetin tonë për futbollin.
Ndeshja e parë është shumë e vështirë. Grupi është i ekuilibruar, por jemi të bindur që do garojmë për kualifikimin. E dimë çfarë duhet të bëjmë, jemi koshient.
Bashkëpunimi Brazil-Argjentinë? Luajta me Pablon te Manchester City, kemi një raport të rëndësishëm së bashku. Jashtë fushe kemi respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin, kam shumë miq argjentinas.
Duhet të imponohemi në fushë, duhet të jemi agresivë. Nevojitet agresivitet sportiv, nuk do të thotë dhunë, por presingu që jep dhe fakti nëse vendos në vështirësi kundërshtarin.
Ndihmësit e mi janë persona të sinqertë dhe të çiltër. Ne duam t’i japim idenë e duhur për futbollin, si të marrim rezultate dhe të rrisim nivelin. Nuk mund të mungojë kurrë në fushë shpirti dhe zemra.
Projekti është shumë i mirë. Jam një person që punoj shumë, më pëlqejnë sfidat dhe kam mentalitetin e duhur. Do ndihem si në shtëpi. Më dha përshtypje shumë të mira atmosfera rreth Kombëtares. Këto më dhanë një shtysë të fortë në zemrën time të zgjidhja kombëtaren e Shqipërisë.
Sylvinho është prezantuar sot si trajneri i ri i kombëtare...
Në ditën e sotme është prezantuar trajneri i ri i Shqipëri...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duk...
Silvio Mendes de Kampos Zhunior, i njohur dhe si Silvinjo,...
Futbollisti iranian, Amir Nasr-Azadani, është dënuar me 26...
Kingsli Koman mund të mbetet një kujtim i bukur në Mynih s...
Nuk ka ikur ende zhgënjimi tek Interi, i freskët nga barazim...
Nedim Bajrami ka treuar aftësitë e tij në ndeshjen e sotme...
Vajtja e Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite ka spostuar...
Noel Le Graet, presidenti i Federatës Franceze të Futbolli...
Edhe nëse Skuka qëndron, Partizani është në kërkim të një ...
Ditën e sotme Federata Shqiptare e Futbollit do të zyrtari...
Jeta e Jerome Sinclair ka marrë një drejtim që askush nuk ...
Tirana është në ujëra për të afruar lojtarë në këtë merkato ...
Edi Reja nuk është më trajner i Kombëtares shqiptar dhe vend...
Barcelona shijon kreun e La Liga të paktën për një javë. Ka...
Milanit të Stefano Piolit i ka “rrëshqitur” fitorja në min...
Supersfida mes Milanit dhe Romës mbyll siparin e mbrëmjes së...
Milani dhe Roma kanë barazuar me tyre me rezultatin 2-2, në ...
Interi ngeci në një barazim 2-2 në Monza pas fitores së madh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...