Nagelsmann i qartë për taktikat anti-PSG: Duhet të ndalim pasimet ndaj Messi-t
Trajneri i Bayern Munchen, Julian Nagelsmann foli në konfere...
Silvinjo ka dhënë një rrëfim në “RTSH Sport” sa i përket aventurës së re te Shqipëria. Ndeshja e Kombëtares kundër Polonisë po afron gjithmonë e më tepër. Braziliani garanton se do të kemi risi në listën që do të publikohet në këtë muaj. Nga ana tjetër Silvinjo tregon se ka shkuar për të takuar Brojën dhe Adrian Bajramin, dy lojtarë të talentuar të së ardhmes që po vuajnë nga dëmtime që i lanë jashtë për thuajse 7 muaj. Gjithashtu trajneri i Shqipërisë ka shprehur simpati për një futbollist të Partizanit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
“Shpirti i Kombëtares është shumë më ndryshe nga ai i klubit, e kam thënë. Kombëtarja është e njerëzve dhe mbi çdo gjë vendoset shpirti dhe zemra, pastaj skemat. Në një klub shkon, luan dhe paguhesh. Në Kombëtare luan për njerëzit, fanellën dhe familjen. Lidhja shpirtërore duhet të jetë e shenjtë për Kombëtaren, prandaj po jetoj këtu. Do të ketë risi, emra të rinj për ndeshjet e marsit.
Kam parë ndeshje edhe këtu në Shqipëri. Është një lojtar te Partizani që më pëlqen shumë, mund të përmirësohet ende. Ishte edhe Skuka që tani jeton jashtë. E falënderova Dukën për besimin që më dha. Kam evidentuar 2-3 lojtarë këtu që mund të bëhen lojtarë të rëndësishëm. Ne kemi një ekip me lojtarë që janë pjesë e niveleve të larta. Ndoshta mund të arrijmë në Europian.
Kur e kam nisur këtë aventurë, kam shkuar direkt të udhëtoj për të takuar personalisht disa lojtarë që janë pjesë e rëndësishme e jona dhe që tani janë të dëmtuar. Unë e di se çfarë do të thotë të rrish 2-3 muaj jashtë fushës, të tjerë i kam kontaktuar në telefon. Broja? Është një nga lojtarët që unë kam shkuar për ta takuar personalisht në Londër. Kam qenë në Portugali gjithashtu për të takuar një lojtar tjetër. I kemi dhënë forcë, për t’i treguar se kanë gjithë mbështetjen tonë në këto momente”, tha Silvinjo.
Gjithashtu braziliani tregon edhe përshtypjet e tij nga jetesa në Shqipëri. Që në momentin kur u zyrtarizua si trajneri i Kombëtares, Silvinjo zgjodhi që të jetonte në Tiranë, si një kusht i vendosur edhe nga FSHF.
“Këtu në Shqipëri jetohet mirë. Më ka bërë përshtypje ushqimi, njerëzit janë miqësor dhe bujar. Jetohet shumë mirë këtu, më ka pëlqyer mishi, peshku dhe makaronat. Njerëzit janë të dashur, të shohin dhe të përshëndesin. Është e ngjashme me Brazilin, por nuk bëj krahasime. Unë ha gjithçka, por mishi shqiptar është shumë i mirë. Unë mendoja se argjentinasit kishin mishin më të mirë. Madje i thashë Zabaletas që mishi argjentinas është i mirë, por ky shqiptar edhe më i mirë”, përfundoi Silvinjo.
Trajneri i Bayern Munchen, Julian Nagelsmann foli në konfere...
Cristiano Ronaldo do t’i ndihmonte Manchester Unitedit që ta...
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në një interv...
Silvinjo ka dhënë një rrëfim në “RTSH Sport” sa i përket ave...
Një dokument mund të nxjerrë Juventusin të pafajshëm në çësh...
Andi Hadroj dhe Arinaldo Rrapaj kanë lënë përshtypje pozitiv...
Një histori rozë ka dal në pah ditët e fundit në Paris, teks...
Çfarë i tha në të vërtetë arbitri i katërt Mourinhos, gjatë ...
Watford nuk kishte aspak besim te Rei Manaj. Pas ardhjes n...
Christophe Dugarry, kampioni bote dhe Evropës me Francën (1...
Ndeshja Vllaznia-Partizani ishte programuar të luhej në orën...
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ndoqi në stadium ...
Humbja e tretë radhazi në shtëpi ka tronditur klubin e Laçit...
Partizani arriti të fitonte dje kundër Tiranës, ndeshje e vl...
Kristiano Ronaldo është akuzuar për tradhti, por partnerja e...
Partizani luajti dje kundër Tiranës, ndeshje që përfundoi me...
Trajneri i Mançester Junajtidit, Erik ten Hag, i ka bërë një...
Partizani arriti të fitonte me rezultatin 2-0 kundër Tiranës...
Sezoni i dytë në Angli në drejtimin e Tottenham nuk po shkon...
Tashmë nuk është më një surprizë angazhimi i arbitrave shqip...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...