web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Superiorja nis të premten, java e 16-të ndahet në dy ditë

5 Janar 2023, 15:25, Sport CNA

Kategoria Superiore do të ngrejë siparin me datën 13 janar,  ku do të luhen 3 ndeshje të kampionatit shqiptar. Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që java e 16-të të zhvillohet në dy ditë, përkatësisht të premten dhe të shtunën.

Bylisi do të përballet me Kukësin në orën 13:00, kurse Tirana do të luajë kundër Laçit po në të njëjtën orë. Sakaq ora 16:00 do të ofrojë një supersfidë, teksa Partizani dhe Vllaznia do të përplasin “brirët” në kryeqytet.

Ndërkohë, në 14 janar do të zhvillohen dy takimet e fundit, ku Egnatia do të luajë kundër Erzenit, ndërsa Teuta me Kastriotin.

"ABISSNET SUPERIORE"/ Java e 16-të

13 JANAR

Bylisi – Kukësi ora 13:00
Laçi – Tirana ora 13:00
Partizani – Vllaznia ora 16:00

14 JANAR

Egnatia – Erzeni ora 13:00
Teuta – Kastritoti ora 16:00





Lajmet e fundit nga