web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spanjolli i Ferrarit, “pole position” historik në Silverstone

2 Korrik 2022, 19:03, Sport CNA

Karlos Sainz fiton “pole position” për Çmimin e Madh të Britanisë, që korrespondon me garën e 10-të të Formulës 1 në këtë sezon. Për spanjollin e Ferrarit është hera e parë në karrierë që fiton “pole position”, duke lënë pas Maks Vershtapen për vetëm 72 të mijtat.

Ferrari tjetër i Sharl Lëklerk do të niset në rreshtin e dytë, i ndjekur nga Red Bulli i Serxho Perez.

“Pole position” i parë nuk harrohet kurrë dhe nëse arrin në një pistë ikonike dhe historike për F1, sigurisht që ka një shije unike. Karlos Sainz ishte i mrekullueshëm, spanjolli i befasoi të gjithë në fund të një sesioni kualifikues të ndikuar nga reshjet e shiut.

Në pistën e lagësht e drejtoi në mënyrë të përsosur “kokëkuqen” e tij, për të ëndërruar pse jo edhe suksesin në garë.

Piloti madrilen, megjithatë, do të duhet të luftojë në fillim me Maks Vershtapen, i cili me siguri do të jetë agresiv që në kthesën e parë për të parakaluar Ferrarin e spanjollit.





Lajmet e fundit nga