web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skënderbeu përfiton 30 mijë euro, mesfushori transferohet në Greqi

16 Shtator 2022, 13:30, Sport CNA
Skënderbeu përfiton 30 mijë euro, mesfushori transferohet në
Randi Dumfur

Merr zgjidhje çështja “Dumfur”. Prej javësh nuk dihej fati i mesfushorit, por tashmë nuk ka më paqartësi. Skënderbeu dhe Randi Dumfur ndajnë përfundimisht rrugët, që i lidhnin prej tri sezonesh të plota.

Pas një dileme të gjatë që vijoi përgjatë gjithë verës, është mbyllur me sukses kalimi i ganezit në kampionatin grek. Vetëm dy ditë më parë është zyrtarizuar transferimi i 21-vjeçarit tek Episkopi, ekip i ligës së dytë helene.

Ai ka siguruar që të gjitha dokumentet përkatëse dhe tashmë nuk i mbetet tjetër veçse të lërë përfundimisht Shqipërinë. Atij i mungonte viza e punës, që tashmë e ka marrë.

Nga ky kalim nuk mbetet “thatë” as klubi korçar. Ata do të përfitojnë afro 30 mijë euro, si tarifë për rritjen e afrikanit. E megjithatë, edhe kjo pjesë mbetet për t’u diskutuar dhe përllogaritur.





Lajmet e fundit nga