web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandal trukimi! Zbulohet skema, klube nga Shqipëria të përfshira

12 Nëntor 2024, 18:46, Sport CNA

Skandal trukimi! Zbulohet skema, klube nga Shqipëria të përfshira

Prokurorët në Turqi, po hetojnë një skandal të madh trukimi në futboll, ku bëhet fjalë për rezultate të fiksuara dhe ndeshje me rezultat të paracaktuar jashtë fushe.

Media turke “Mynet” raporton se po hetohet një grup i strukturuar kriminal, i cili akuzohet për pastrim parash, baste të paligjshme dhe trukim i ndeshjeve të futbollit.

Thuhet se ky grup ka ndikuar në trukimin e disa ndeshjeve në disa klube në Ballkan dhe Gjeorgji. Sipas “Mynet” në skemën e basteve janë përfshirë edhe klube nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia.

Në shpjegimin e raportit të sipërpërmendur, thuhet se përmes personave VIP organizata kriminale reklamonte faqet e paligjshme të basteve, duke ju dhënë mundësi shumë qytetarëve që të luanin online. Roli i VIP-ave ishte që në rrjetet e tyre sociale të reklamonin kompanitë e paligjshme duke “thithur” sa më shumë klientë. Për reklamën në rrjete sociale VIP-at paguheshin me shumë të mëdha nga grupet kriminale. Po sipas mediave turke dyshohet se paratë e marra në mënyrë të paligjshme nga ana e grupeve kriminale rihidheshin në treg për tu pastruar nga ana e vetë VIP-ave, edhe pse roli i tyre vijon të hetohet.

“Mynet” thekson se reklamimi i këtyre kompanive online nga persona të famshëm, është bërë kundrejt pagesave jashtëzakonisht të larta, deri në 1 milion dollarë për një numër të caktuar postimesh rreth tyre. Pritet që në ditët në vijim të dalin detaje të tjera rreth këtyre gupeve dhe se si kanë organizuara bastet ilegale apo deri ku është shtrirë ndikimi i tyre në Turqi dhe në vendet e tjera të Ballkanit.





Lajmet e fundit nga